• |
ide | kryesore

Ava Max, në top 10-tshe të këngëve më të mira

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e re shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka arritur suksese të shumta këtë vit.

Ajo ka publikuar këngë të shumta të cilat janë pëlqyer shumë dhe kanë marrë miliona klikime në platformat muzikore si: YouTube, Spotify, Apple etj.

Në prag të fundvitit, tashmë kanë filluar edhe mbledhja e statistikave për thuajse çdo artist – për të parë arritjet e tyre. Ava Max ka publikuar së fundmi në InstaStory, statistikat e nxjerra nga këngët më të dëgjuara të vitit në “Apple Music” si dhe ato që janë kërkuar më së shumti në Shazam.

Rezultatet duket të jenë të shkëlqyera për artisten, e cila ka arritur të futet në listën e 10 më të mirëve në të dyja këto lista.

Ajo është renditur e 10-ta në listën e “Apple Music” për “Këngët më të dëgjuara të vitit”, falë këngës së saj shumë të suksesshme “Sweet but Psycho”.

Image

Me po të njëjtën këngë, Ava Max është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam për këngët më të kërkuara gjatë vitit në këtë aplikacion.

Image

“Çmenduri”, ka shkruar shqiptarja në mbishkrimin e një prej fotografive, ndërsa duket të jetë tejet e lumtur për suksesin e arritur këtë vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *