• |
ide | kryesore

Banorët në Durrës i kërkojnë ekspert për vlerësimin e banesës, Rama: Ikja unë po ta kisha fajin për tërmetin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama dhe Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, inspektuan nga afër shkollën “Neim Babameto” në Durrës, e cila do të rindërtohet nga e para, pasi u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ndër të tjera Rama bashkëbisedoi edhe me një ekspert italian, i cili sqaroi se kostoja e rikonstruksionit të dëmeve të kësaj shkolle shkonin më shumë se sa një godinë e re. Ndaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte rindërtimi nga e para e një shkolle të re.

Pasi takoi nga afër mësuesit e kësaj shkolle, kreu i qeverisë dëgjoi edhe shqetësimet e disa banorëve të kësaj zone, ndërsa diskutoi edhe më një çift bashkëshortësh. Këta të fundit i kërkuan Ramës që dikush të shkonte të inspektonte banesën e tyre, pasi sipas tyre rrezikonte të shembte edhe disa ndërtesa ngjitur. Por ajo çka iu sugjeroi kryeministri ishte që ata të prisnin radhën, pasi ekspertët do të vinin dhe në banesën e tyre. Mes të tjerash Rama tha se do të ishte ai fajtori për tërmetin, do ishte larguar vet nga detyra.

BISEDA ME QYTETAREN

Qytetarja: Kemi shkuar në bashki dhe kemi kërkuar që të na shohin shtëpinë pasi u rrezikohet shtëpia.
Rama: Ju rrini rehat…Do vinë t’ua shohin shtëpinë.

Qytetarja: S’mund të presim se u rrezikohet banesa dhe të tjerëve. Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi. Eja shiheni vetë.

Rama: S’jam ekspert. Po ta kisha unë fajin e zgjidhnim kollaj. Iksha unë dhe mbaronte puna. Sa fëmijë keni?

Qytetarja: 2 fëmijë

Rama: I keni bërë njëherësh??

Qytetarja: Jo një nga një.

Rama: Atëherë prisni! Ku jeni fjet mbrëmë?

Qytetarja: Tek kunati.



3 Comments

  1. Ore palo karominister, nuk ka lujt menc njeri te kerkoje doreheqjen tende sepse nuk je ti shkaktar i termetit. Ti duhet te jesh ne burg per 3 arsye dhe shkaqe per te cilat nuk ka nevoje te behet fare hetim penal:
    1. Nuk more masa pas termetit te 21 shtatorit, perkundrazi ke mashtruar qytetaret duke i konfirmuar zyrtarisht me shkrese qe jemi me te pregatitur se kurre ne keto 30 vite per pasojat e fatkeqesive natyrore.
    2. Ke mashtruar me fondin e emergjences dhe fatkeqesise natyrore, i cili prej kaq ditesh edhe pse kerkohet nga te gjithe nuk po publikohet, prezumohet se nuk ekziston.
    3. Me urdherin tend po prishen skenat dhe provat e krimit, veper e paster penale.

    Ketu nuk perfshihen pislleqet e tjera te ketij lloji te vecante njeriu qe po te hetohen profesionalisht dhe me drejtesi ky bashke me banden e tij duhet te kalben perjetesisht neper biruca dhe jo burgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *