• |
ide | kryesore

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Arkiva, Kryesore

Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin Porta Porta të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Lexo më tej:

Intervista në Rai Uno/ Bruno Vespa i hedh ujë të ftohtë optimizmit të Ramës

E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai, si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri.

Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba (poshtë), është hedhur përpjetë.

“Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kuptuar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku italian i artit.

Në atë kohë, Vitorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillim viteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv, dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë.

Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij, mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit).

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Rai Uno – PORTA A PORTAhttps://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 4 décembre 2019

“Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri, për një gjë që tashmë e kanë pranuar të gjithë: “shkatërrimin e ansamblit italian të sheshit Nënë Tereza”.

Dhe në stilin e tij, gjysëm cinik dhe gjysëm hokatar, ai i tha Sgarbit: “do të thërrasim ty të bësh punën e supervizorit”, të lagjeve të reja të për të cilat paska përcaktuar se edhe si do të jenë edhe ku do të jenë edhe si do të tenderohen, madje edhe se kush do t’i projektojë.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. O pika sgarbit e pazareve te tij me kete pallen tone. Sgarbi ka marre ca ikona nga shqiperia dhe nje grusht lekes here pas here dhe del llap sa here ka nevoje palla i gjate. Nje show i shemtuar mbreme. Nje letyre profesionale, dhe palla i gjate qe pa kaluar java e termetit i paska bere telefon arkitektit te tij . Ky palla i gjate vendos tani vete , cfare do beje arkitekti , si do ta beje e ku. Ky palla i gjate qe e ka shemtuar pa kthim Tiranen , pa plan urbanistik.pa kritere ndertimi. Duke prishur e shkaterruar ato dy cope vlera per te ngritur kullat si i do ky. Zot cfare kemi mbi krye. Sa fatkeq ky popull.

  2. Nuk eshte fatkeq ky popull por eshte frikacak, Rrijme e lehim tek klubet e mehalles per kte apo ate nuk kemi kuraje te dalim ne shesh e ti vete hune ketyre “birave te kurves” siç bejne popujt e tjere.Fatkeq eshte nje fjale disfatiste, per nje popull qe kerkon te fshihet.

  3. Sa e bukur vajza e Vitorio Sgarbin, duket qe ka gene shqiptare. Me ben pershtypje,megjithese linku per te dhuruar para ishte aty gjate gjithe emisionit, po te krohasosh shumen para, dhe pas emisionit,pothuajse asnje person nuk ka dhuruar para. Mire italianet, po emigrantet tane po flinin gjume?

  4. ide | kryesore

    Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

    4 orë më parë

    Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin Porta Porta të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

    Lexo më tej:

    Intervista në Rai Uno/ Bruno Vespa i hedh ujë të ftohtë optimizmit të Ramës

    E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai, si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri.

    Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba (poshtë), është hedhur përpjetë.

    “Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kuptuar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku italian i artit.

    Në atë kohë, Vitorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillim viteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv, dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë.

    Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij, mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit).

    “Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri. Gazetare jeni ju…

  5. E qiu apo se qiu ,keshtu e heqim Ramen.Ikni more qelbesira,pse me mic mace do merreni,pse keshtu do te ndertohet termeti,Jo Rama po as Shkullakun se heqim dot ne kete menyre .Kalamaj fare,Ne nuk dime historine e Shqiperise dhe merremi me ate te Italise.

  6. ca jan keto artikuj kari ne pidh. ca na plasi kari ne e njohu apo se njohu sgarbi gocen. apo per te fol per ram trecerekshin i bini nga kina. portal nevojtore. rama pi kokain dhe efektin e dnjeni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu