• |
ide | kryesore

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërcënohet me jetë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur disa javë më parë.

Lajmi është konfirmuar nga burime të Prokurorisë, ndërsa drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, nuk ka reaguar. Mësohet se kërcënimi ndaj kreut të Burgjeve është bërë me anë të një mesazhi në telefon nga një numër ende i paidentifikuar, për të cilin oficerë të Policisë Gjyqësore janë duke hetuar. 

Burime thonë gjithashtu se kërcënimi ka të bëjë me funksionin e Ismailit dhe kjo vjen pas zbatimit të regjimit “41 Bis”. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka rreth 1 vit në këtë detyrë, pasi zëvendësoi Stefan Çipën.

HETIMET

Ndërsa dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës janë duke hetuar kallëzimin e kreut të Burgjeve, ata janë përqendruar në lokalizimin e pajisjes që ka dërguar mesazhet në numrin e Ismailit. Ata kanë marrë edhe pretendimet e këtij të fundit nëse ka dyshime për persona konkretë apo jo.

Është hera e tretë që Agim Ismaili ka marrë kërcënime, një herë ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe më herët nga një i dënuar i në Burgun e Drenovës. Hetuesit kanë dyshime se edhe këtë herë kërcënimi vjen nga burgu, megjithatë, do të jenë hetimet që pritet të hedhin dritë.

AGIM ISMAILI

Kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka qenë me herët drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga Kryeministri Edi Rama.

Nga 6 shkurti i këtij viti, ai është krye të Burgjeve, detyrë në të cilën zëvendësoi Stefan Çipën, ky i fundit ndenji në këtë detyrë pak muaj. “41 BIS” Duke iu referuar ligjit, personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, do t’u kufizohen takimet, ajrosja dhe përdorimi i telefonatave apo vlerave monetare.

Ligji parashikon se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video. Në raste të jashtëzakonshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa për personat e paraburgosur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Krahas kësaj, kufizimi parashikon se në rastet e mospasjes së takimeve, do të lejohet një telefonatë në muaj, me kohëzgjatje maksimale 10 minuta, e cila do të regjistrohet. /panorama



4 Comments

    1. Ky Kiu Fiu, paska qene drejtor i Autoritetit te Ushqimit, mepare paska punuar ne policine elektrike, tani drejtor i burgjeve, ore cfare arsimimi ka, nese ka, sepse nga mercollog ne elektricist pastaj ne gardian, eshte hane Sham, hane Bagdad. Ky me kujton minifundet, pa asnje neuron ne zhguall te kokes por me kembi si bigace perpjete, qe pasi largohen me turp nga drejtimi i nje institucioni i shohim ne krye te nje institucioni tjeter. Te na rroj prostikracia dhe kleptokracia ne pusht-et.

  1. Me korrektesine dhe paaneshmerine etij me sa duket ka prek te paprekshmit e antiligjit qe jane mesuar te bejne ligjin edhe brenda institucioneve shteterore.

  2. Ky Kiu Fiu, paska qene drejtor i Autoritetit te Ushqimit, mepare paska punuar ne policine elektrike, tani drejtor i burgjeve, ore cfare arsimimi ka, nese ka, sepse nga mercollog ne elektricist pastaj ne gardian, eshte hane Sham, hane Bagdad. Ky me kujton minifundet, pa asnje neuron ne zhguall te kokes por me kembi si bigace perpjete, qe pasi largohen me turp nga drejtimi i nje institucioni i shohim ne krye te nje institucioni tjeter. Te na rroj prostikracia dhe kleptokracia ne pusht-et.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *