• |
ide | kryesore

“Dua ti shënojë përsëri, Laçi i përket të shkuarës”: Pjeshka gati ti japë pikë Flamurtarit

Sport

Kampionati rikthehet të lëvizë mekanizmin e tij pas pauzës për shkak të fatkeqësisë natyrore që goditi vendin e Flamurtari duhet të jetë menjëherë gati, në kohën kur renditja i flet më shumë se cdo gjë tjetër për të treguar problemet që kanë vlonjatët. Të dielën kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Laçit, për tu ndeshur me një skuadër në formë, por që vjen nga një humbje me Partizanin kryesues.

Një ndeshje speciale për mbrojtësin, Denis Pjeshka, që këtë sezon mban veshur fanellën e Flamurtarit, por më parë ka luajtur për Laçin, të cilëve i ka shënuar në fazën e parë dhe i paralajmëron se kërkon të përsëritet: “Kam kaluar mirë, por Laci i përket të shkuarës – tha mbrojtësi -. I kam shënuar gol në fazën e parë dhe shpresoj ti shënoj përsëri, për të ndihmuar Flamurtarin të marrë pikë, që për ne janë jetike”.

Pjeshka e njeh mirë ambjentin kurbinas dhe e ka të qartë sa e vështirë është të marrësh pikë kundër një formacioni që në shtëpi, nuk është se di të gabojë. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën, për vlonjatët që janë në emergjencë pikësh. Kjo është ajo që thekson Denis Pjeshka, shkodrani i Flamurtarit, që pavarësisht problemeve është i bindur se kuqezinjtë do të kërkojnë maskimumin: “Përballja është e vështirë, me një skuadër që në fushën e vet nuk lëshon terren dhe kërkon gjithnjë pikët maksimale, por për Flamurtarin nuk ka kohë për të humbur, kërkohen pikët dhe do të përpiqemi ti marrim”.

Me vetëm 5 pikë në 13 javë Flamurtari nuk e ka provuar ende shijen e fitores, por vështirë se do të mund ta bëjë edhe në transfertën e të dielës në orën 13.30 në Laç, pavarësisht se vlonjatët kanë nevojë për cdo pikë të mundshme deri në janar, kur shpëtimi mund të vijë me ndërhyrjen në merkato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu