Presidenca ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.
Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.
Ndërkohë që anëtare zëvendësuese është zgjedhur, Marsida Xhaferrllari.
Në short nuk është hedhur emri i Ardian Dvoranit, i cili ka qenë kandidati i vetëm nga Gjykata e Lartë dhe për rrjedhojë është quajtur si i miratuar.
Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.
“Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në pikën 4 të nenit 149/d të Kushtetutës.
Ndërkohë që në KED nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, do të jetë sërish Arta Marku, e cila ka fituar sërish këtë post nga hedhja e goglave.
Pas kesaj ka reaguar kreu i shtetit Ilir Meta me një mesazh të shkurtër në Facebook ku shkruan:
“Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”.
Shorti me gogla
Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese
1 – Fjona Papajorgji- Anëtare e KED-së
2 – Vitore Tusha- Anëtare e KED-së
Anëtari Zëvendësues
1 – Marsida Xhaferrllari- Anëtare Zëvendësuese e KED-së
Anëtar i Gjykatës së Lartë
1- Ardian Dvorani, kryetar i KED
Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme
1 – Arta Marku – anëtare e KED-së
Anëtari zëvendësues
1- Bilbil Mete, anëtar i KED
Kandidatët nga Gjykatat e Apelit
1- Miranda Andoni, anëtare e KED
2- Saida Dollani, anëtare e KED
Zëvendësuesi
1- Nazmi Troka, anëtar i KED
Prokurorët pranë Gjykatave të Apelit
1 – Ludovik Dodaj, anëtar i KED
2- Fatjona Memçaj, anëtare e KED
Zëvendësuesi
1 – Nezir Gjokaj anëtar i KED
Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë
1 – Arjan Qafa, anëtar i KED
Zëvendësuesi
1 – Marjana Velaçani Idrizi
Meta doli bllof per bllokimin qe desh ti bente dvoranit duke bere kallzim ne prokurori,me kete meta tregoje sa i pa afte eshte,ai njeh vetem zarfet dhe pazaret te tipit me salihun,me shpeto dhe une nuk flas
Pse qenke kaq i interesuar që përsëri si kryetar i KED të jetë ish prokurori i diktaturës, Dvorani ?
Përse qenke kaq “i kënaqur” si puna e kryetares së bashkisë së Durrësit për “bllofin” e Metës ?
Çfarë fiton ti personalisht nga kjo ?
Meta eshte pjelle e diktatures o komunisti vogel i salihut
Se kush jam unë e se çfarë jam, e se kush je ti, pak i intereson këtu ndokujt.
Të bëra pyetjen e thjeshtë se pse e dashke kaq shumë prokurorin e diktaturës komuniste, Dvoranin, e ti më përgjigjesh se qenkam “komunist i vogël i salihut”.
Unë dij që Berisha ka qenë vërtetë para 30 vitesh antar i PP e dij gjithashtu se ai është profesor doktor që ka marë pjesë në seminare ndërkombëtare të mjeksisë, po këtë “salihun” tënd nuk e njoh
Dij gjithashtu që Berisha ka qenë presidenti i parë i zgjedhur me vota demokratike pas përmbysjes së diktaturës komuniste që Enveri e mbajti të gjallë me prokurore si Dvorani.
Sidoqoftë të siguroj se nuk jam as “komunisti vogël e as komunist i madh” po jam një antikomunist i betuar në tre breza.