• |
ide | kryesore

Hidhet në Presidencë shorti për KED-në e re/ Dvorani sërish kryetar, reagon dhe Meta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.

Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Ndërkohë që anëtare zëvendësuese është zgjedhur, Marsida Xhaferrllari.

Në short nuk është hedhur emri i Ardian Dvoranit, i cili ka qenë kandidati i vetëm nga Gjykata e Lartë dhe për rrjedhojë është quajtur si i miratuar.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.

“Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në pikën 4 të nenit 149/d të Kushtetutës.

Ndërkohë që në KED nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, do të jetë sërish Arta Marku, e cila ka fituar sërish këtë post nga hedhja e goglave.

Pas kesaj ka reaguar kreu i shtetit Ilir Meta me një mesazh të shkurtër në Facebook ku shkruan:

Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”.

Shorti me gogla

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese

1 – Fjona Papajorgji- Anëtare e KED-së

2 – Vitore Tusha- Anëtare e KED-së

Anëtari Zëvendësues

1 – Marsida Xhaferrllari- Anëtare Zëvendësuese e KED-së

Anëtar i Gjykatës së Lartë

1- Ardian Dvorani, kryetar i KED

Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme

1 – Arta Marku – anëtare e KED-së

Anëtari zëvendësues

1- Bilbil Mete, anëtar i KED

Kandidatët nga Gjykatat e Apelit

1-  Miranda Andoni, anëtare e KED

2- Saida Dollani, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1- Nazmi Troka, anëtar i KED

Prokurorët pranë Gjykatave të Apelit

1 – Ludovik Dodaj, anëtar i KED

2-  Fatjona Memçaj, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1 – Nezir Gjokaj anëtar i KED

Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë

1 – Arjan Qafa, anëtar i KED

Zëvendësuesi
1 – Marjana Velaçani Idrizi

Neni i Kushtetutes
 /panorama



4 Comments

  1. Meta doli bllof per bllokimin qe desh ti bente dvoranit duke bere kallzim ne prokurori,me kete meta tregoje sa i pa afte eshte,ai njeh vetem zarfet dhe pazaret te tipit me salihun,me shpeto dhe une nuk flas

    1. Pse qenke kaq i interesuar që përsëri si kryetar i KED të jetë ish prokurori i diktaturës, Dvorani ?
      Përse qenke kaq “i kënaqur” si puna e kryetares së bashkisë së Durrësit për “bllofin” e Metës ?
      Çfarë fiton ti personalisht nga kjo ?

    1. Se kush jam unë e se çfarë jam, e se kush je ti, pak i intereson këtu ndokujt.
      Të bëra pyetjen e thjeshtë se pse e dashke kaq shumë prokurorin e diktaturës komuniste, Dvoranin, e ti më përgjigjesh se qenkam “komunist i vogël i salihut”.
      Unë dij që Berisha ka qenë vërtetë para 30 vitesh antar i PP e dij gjithashtu se ai është profesor doktor që ka marë pjesë në seminare ndërkombëtare të mjeksisë, po këtë “salihun” tënd nuk e njoh
      Dij gjithashtu që Berisha ka qenë presidenti i parë i zgjedhur me vota demokratike pas përmbysjes së diktaturës komuniste që Enveri e mbajti të gjallë me prokurore si Dvorani.
      Sidoqoftë të siguroj se nuk jam as “komunisti vogël e as komunist i madh” po jam një antikomunist i betuar në tre breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *