• |
ide | kryesore

Kaloi vetingun, ndërkombëtarët kërkojnë ankimimin e vendimit për prokurorin e Krimeve të Rënda

Arkiva, Lajme, Të fundit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin e Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, por sot Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon ankimimin e ktij vendimi. Lajmin e ka bere me dije vete ONM permes nje deklarate per mediat.

Në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të z. Besim Hajdarmataj”– thuhet ne njoftim.

Sipas tij, komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, por “Ky vendim ende nuk është njoftuar”.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

5 Comments

  1. Nderkombetaret??? Mos jane nderkombetare vendas? Dhe ajo qe eshte me kryesorja, a ka afate per ankimim apo hajt mo, varja procedures?

    1. O ti zotri pa emer. Me prelen kishte vetem nje debat me komisionerin. Nuk pati apelim. Informohu para se te dizinformosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu