• |
ide | kryesore

Kejvina Kthella pjesë e emisionit në Italia 1

Paparazzi, Slider



Prej kohësh ishte bërë me dije se Kejvina Kthella do të bëhej pjesë e një emisioni italian.

Velina bukuroshe shqiptare u tha se u largua nga “Xing me Ermalin”, pikërisht për angazhimin e ri jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Por më pas ajo u bë pjesë e garës së kërcimit “Dance with me”, dhe duket sikur u harruan planet e saj në Itali.

Por “iconstyle.al” ka zbuluar sot se planet ekzistojnë dhe Kejvinën do ta shohim shumë shpejt në reality show-n e famshëm humoristik “La Pupa e il Secchione e Viceversa”.

Emisioni i cili është transmetuar në vitet 2006 dhe 2010, do të nisë në janar 2020 nën drejtimin e moderatorit Paolo Ruffini.

Në videon e transmetuar në “Italia 1”, Kejvina shfaqet mjaft seksi, e veshur me bikini që i ekspozojnë linjat e saj të hatashme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *