• |
ide | kryesore

Materazzi nxjerr përsëri KO Ibrahimovic me replikën: “Faleminderit, pa ty nuk do e kishim fituar Champions”

Sport



Ibrahimovic e sulmoi, nuk pritej gjë tjetër vec replikës së Materazzi, që në fakt nuk vonoi fare. Në intervistën e dhënë nga suedezi për GQ, 38 vjecari i kujtoi ish-mbrojtësit goditjen e taekëondo me të cilin e dërgoi në spital pas një derbi në sezonin 2010/11, në shenjë hakmarrje për një KO të katër viteve më parë. Vetëm se përgjigja e mbrojtësit zikaltër e nxorri sërisht KO suedezin.

Përmes Instagram, ish-mbrojtësi ka publikuar një foto të Tripletës me kapitenin Zanetti që ngrinte lart Kupën me veshë të mëdhenj, shoqëruar nga shkrimi: “Veni… Vidi…. Vici!!! Gjithnjë e kudo FALEMINDERIT Ibrahimovic. Pa ty nuk do ta kishim FITUAR kurrë”. Referuar largimit të sudezit tek Barcelona në këmbim të Samuel Eto’o.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *