• |
ide | kryesore

Mourinho trondit merkaton: “A më pëlqen Bale? Nuk ka nevojë të përgjigjem”

Sport



Ka jo pak kohë që përflitet një rikthim tek Tottenham, në një të ardhme jo shumë të largët, për Gareth Bale. Pikërisht sulmuesi i krahut i Real Madrid, në momentin e mbërritjes në pankinën e Spurs të José Mourinho, është shprehur për BT Sport: “Është një fitues, nuk mund të jetë vecse një zgjedhje e shkëlqyer për klubin: nëse Tottenham dëshiron të fitojë tituj, nuk ka asgjë më të mirë se ti besojë atij”.

Vetëm pak ditë distancë nga deklarata e ’11 Heart’, Special One i është përgjigjur uellsianit, duke e falenderuar për fjalët e bukura të thëna në favor të tij: “E vlerësoj, nuk e dija që kishte thënë kështu, por i jam mirënjohës”. I ngacmuar më pas nëse do ti pëlqente të kishte në dispozicion Bale tek Tottenham? Mourinho i është përgjigjur kështu: “Kam përshtypjen që nuk keni nevojë që tiu jap unë një përgjigje…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *