• |
ide | kryesore

Plani i rindërtimit/ Rama zbulon detaje, ku do jenë lagjet në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama nga mbledhja e qeverisë ka dhënë detaje lidhur me planin e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti tragjik me 51 viktima.

Duke lënë porosi të prera, për shembjen e banesave të shkatërruara dhe të tjerat që rrezikojnë, Rama ka theksuar se do të ndërtohen lagje të reja, nje në Durrës, tre në Tiranë dhe një në Laç.

Sa per afatet ai ka theksuar se brenda pranveres duhet te jene te hapura te gjitha kantieret e rindertimit, nderkohe qe ai ne Lac duhet te nis menjehere.

“Në Durrës do të bëjmë një lagje të re, do të jemi shumë të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira për shkak të shembjeve, po të jenë hapësira që të shihen si potencial për zhvillimin e qytetit edhe me parqet e kujtesës për cfarë ndodhi, dhe me infrastrukturën sociale për cfarë ndodhi”- tha Rama.

Sipas Ramës, në Tiranë tanimë është e qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat. “Prishje e gjithë godinave problematike dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar gjithë ata njerëz që do të humbasin shtëpinë aty me parametra krejt të tjera. Një pikë të 5 maji, pranë lumit është një zonë ku ne mund të bëjmë spostime se pjesët më të prekura brenda qytetit janë kombinati dhe zona e njësisë 4, por mund të bëjmë spostime pa iu spostuar jetën në të njëjtën hapësirë gjeografike. Dhe një tjetër në ish Uzina e Autrotraktorëve, më e vogël, por e nevojshme”- tha Rama.

Kryeministri theksoi se “këto janë tre pikat që plotësojnë nevojat dhe krijojnë hapësirën për programin e rindërtimit me objektiv afatmesëm 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër, 12-18 muaj, 5 mijë apartamente, pa llogaritur infrastrukturën”.



2 Comments

  1. Futja pordhe e gri sallat sa hiki dhe kjo nate, ti genjen ne gjume e jo me esell ik ore drogmen kur nuk ke genjyer njeher dhe do te besojm , tutje genjeshtar profesionist biles me licence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *