• |
ide | kryesore

Prokuroria nis hetimet/ 7 pallate 5-katëshe në Laç do të shemben

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kurbinit nis hetimet për 7 pallate të dëmtuara në Lacc nga tërmeti i 26 nëntorit dhe të kthyera në të pabanueshme.

Burime konfidenciale nga policia bënë me dije për gazetarin e “BalkanWeb” Elidon Ndreka se jenë referuar materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, sepse nga veprimet e kryera nga ekspertët teknikё të ngritur nga Bashkia, Kurbin dhe grupi i punës i ngritur nga D.P.P. Shtetit, rezultoi se në lagjen nr. 3 Laç, Kurbin, 7 pallate, 5 katёshe, si shkak i tërmetit tё datës 26.11.2019, do të shemben.

Sipas burimeve pallatet kishin dëmtime të shumta: plasaritje, shembje tavani dhe savaje. Ndërkohë nga grupi hetimor u morёn pjesё tё lёndёs sё ndёrtimit tё pallateve si: tullё, llaç lidhёs ndёrmjet tullave, beton tё kolonave dhe kampione suvatime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *