• |
ide | kryesore

Qiradhënësit nuk po solidarizohen, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shoku i pas tërmetit të 26 nëntorit duket se ja ka lënë vendit kërkesës emergjente të një vendi për të futur kokën. Në Tiranë numërohen rreth 1300 shtëpi të pabanueshme, sipas tw dhwnave zyrtare nga  Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, të cilët duhet të akomodohen në shtëpi të sigurta. Ndërkohë që shumë qytetarë që jetojnë në katet e larta në Tiranë po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente që janë në katet përdhese apo në shtëpi private.

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate tha për Monitor se ditët e fundit ka pasur një kërkesë në rritje qiraxhinjve që kërkojnë që të lëvizin drejt kateve të para, apo shtëpive private. Megjithatë Jahja i cilëson kërkesat e individëve që jetojnë në katet e larta si provizore, pasi I kërkojnë për një periudhë afatshkurtër. Një pjesë sipas saj kërkojnë të zhvendosen për arsye sigurie, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur dëmtime të banesës.

Genc Zike nga agjencia DevInf, gjithashtu, thote se ka pasur nje kerkese te shtuar per shtepite ne katet e para dhe per shtepite private.

Edhe Juliana Nela, broker në kompaninë Remax, konfirmoi tendencën në rritje për shtëpi me qira, ku përveç atyre që duan të ndryshojnë shtëpitë e kateve të larta, janë edhe ata që shtëpitë kanë dalë të pabanuara dhe kanë mundësi financiare për të jetuar këto ditë në shtëpi me qira.

Juliana Nela nga Remax, thotë se është vënë re një rritje e çmimit të qirasë. Në shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj. Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë apo 250 euro, nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmim.

Si do të përballohet kërkesa e shtuar

Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se do të jetë e vështirë që të përballohet ky fluks i menjëhershëm i kërkesave për qira. Tirana ka një ofertë të limituar të shtëpive me qira në këto moment kur kanë filluar edhe universitetet dhe do të jetë deri diku e vështirë për qiramarrësit e rinj që të kërkojnë shtëpi ekonomike.

“Tregu i qiradhenies eshte i limituar ne Tirane per shtepite qe vijne me cmime ekonomike,”- sqaron Genc Zike nga Devinf.

Gjatë ditës së djeshme Bashkia Tiranë njoftoi se do të mbështesë me bonus qiraje për një vit të gjitha familjet që kanë ngelur të pastrehë gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për banesën e tyre.

Bashkia Tiranë pret që deri në fund të muajit ky proces të jetë përmbyllur. /monitor



6 Comments

  1. Kjo eshte rraca qe u solidarizua sipas mediave qe ne jemi popull keshtu e ashtu,ne jemi nje rrace muti ne fcb jemi solidarizuar per shou por jo me shpirt

  2. Te njejten gje qe bejne kur vjen Krishtlindja. Gjindje letyre. Prandaj them se 20 ballsh te bjere dhe nuk do degjojme me keshtu turpesh. Ky eshte fillimi i letyrlleqeve nga kjo gjindje, ky hall i madh do ta tregoj ne vazhdimesi kush jemi.

  3. Prandaj jeni aty ku jeni me kriminelin Edi droga ne krye
    Po thuajse gadi te gjith bashkite e. qyteteve jasht shqiperise anuluan zbukurimet per qytetet e tyre dhe keta lek qe duheshin per zbukurim ia dhuruan shqiptareve te shqiperise ne ndihme nga termeti qe ua shkateroj shtepite kurse keta debila si ai hajduti i Tiranes Elbasanit etj harxhuan me mijra euro a jeni ne vete o krymba koperative

  4. Ndodh kudo, bile ka vjedhje ne apartamente dhe akte te shemtuara…Eshte normale bese shteti nuk ve dore ne cmime..por eshte normale qe do rriten kur ka budallenj qe duan te nderrojne shtepine per fiksim..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *