• |
ide | kryesore

Rama ‘hakmerret’ ndaj Arben Malajt, pezullohet nga Këshilli i Bankës së Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv/kryeministri Erion Braçe, me propozim të kreut ekzekutiv Edi Rama.

Ish-ministri i PS-së, është akuzuar nga qeveria se ka dalë jashtë kontekstit të anëtarit të Këshillit Mbykëqyrës të BSH-së për shkak të deklaratave publike, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Sipas procedurave të parashikuara me ligj, brenda 30 ditëve, kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse.

Në vendim thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.



7 Comments

  1. Kur i ka dashur te shkolluarit gerdalla plak km po qa flisni mer jahu ky don qiftin e Erionve qe ti ket si lecka qe pastron bythen e tij qe vje era ktu e 2090 km larg????

  2. Nuk po me rruhet fare se hoqen kete Malaj,por lapsi.al me dt 14/07/16 thoste se perse e vuri Rama ne banke kete Malaj duke e kritikuar.Po tani cfare te bejme,apo gjithcka kunder…..qeni leh atje ku ha.Nqs Malaj ha buken e PS duhet te lehi sipas PS,perndryshe e heqin si qen.

    1. E nxorre koken qe qenke nga kabineti i Rames, pra Fuga dora vete. Nje lexues i thjeshte nuk mban shenim artikuj te para 3 viteve.

      1. Domethene sipas logjikes tende lexuesit duhet te jene idioter qe nuk mund te bejne dot nje kerkim te thjeshte po te besojne me symbyllur cfare t’i servirin palo portalet.

  3. Ky me emer qen qenka vertet qen rrugash do dal urdhri qe kush vret 1 qen rrugaç mer 500.lek shperblim po u vin radha qenve Te rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *