• |
ide | kryesore

Rama ‘lëshon’ Arta Markun, Olsian Çela zgjidhet Kryeprokuror i Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, për detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Krimet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kriminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të trafikut të drogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi; ‘Kompas’ që la në burg 32 trafikantët që përdornin prostitutat si korriere dhe çështjen e ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit’, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dënuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelsa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këtu u kuptua edhe ambicia ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela për të ardhur në krye të Prokruorit të Përgjithshëm, institucion që aktualisht drejtohet nga Arta Marku.

Pas transferimit në Berat, Çela bëri ankimimin, i cili u pranua dhe KLP-ja e risolli prokurorin tek Krimet e Rënda në Tiranë.



14 Comments

  1. Per Arta Markun duhet te hapet ceshtje penale me cfare lekesh organizoi sondazhin dhe a ja lejon ligji te beje sondazhe! Shkerdheja robt Olsian Cela

  2. Tani te presim kengen e korbave, qe me siguri po behen gati ti kundervihen dhe Celes. Prisni pak se kenga di filloj, se s ka si ndodh ndyshe.

  3. Or ju te paemrat e ps ketu njerzit po ikin per lesh ju gezoheni se hoqet nje drane dhe vuret nje preng hajde o korba hajde pale kur doni me u shit per te zgjuar ketu eshte me vra veten he se harrova elisa ku jeeeeee

  4. Ne fillim salihu do ti gjejne kush ka qene komshite e ketij,do filloje ta shaje me liber shpie dhe mbas salihut shpirtlig do sulen te diturit nga shpellkaret duke e share celen

    1. Kam qejf te fuse te parin ne burg pikerisht Salihun, o viktime neobolshevike nga katundet.
      Pastaj do te shohesh se ke do te marre me vete…. Nëse e fusin….

  5. Rama e ka leshuar arta marku qe diten qe e ka zgjedhur por po e shfritezonte kundra komshive vllezerve,patrioteve te saj tani nuk i duhet fare do hedh si limon i shtridhur.

  6. Kalemxjinjte jane bo per gjynof. Kane nji vit qe spushojne tu thone: zgjedhje antikushtetuese, kamikazja e Rames, Rama kapi prokurorine, Arta Marku bllokon me qellim hetimet……
    Tani qe u zgjodh ky tjetri, thone Rama e leshoi…..

  7. E shtrydhi, e shfrytezoi prezencen e bareshes se dhive deri sa ia mbuloi poshtersite e shkeljet anti ligjore, dhe tashti na e zgjodhi trashegimtarin e prokurorit me famekeq te komunizmit/ Me kete, duket, apo cdo shkelje e ketij pushteti do jene brenda ligjit, se nuk do kete me ligj mbi ligjin e bandave, e drogmeneve te rilindjes. Sistemi po rigjenerohet me trashegimtare ne tere strukturat e pushtetit. prandaj, nese e quani se jetojme ne demokraci, gaboheni, e gabojme. Ky eshte manteli qe fshihet maskaralleku i kesaj qeverie. RReziku ne cdo dite qe kalon shtohet, sepse ata( kuqalet) organizohen si guerriles, te mbeshtetur nga maskimet e se kaluares se tyre,Shpetimi, e demokracia vjen atehere kur bijte e ishet qe kane zene postet e kycet shtetrore te shporren, e me ligjin e dekriminalizimit, qe nuk eshte bere asgje, ky popull do shpetoi nga keto funderrina epidemike qe kane perhapur ne popull/…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *