• |
ide | kryesore

Rama në “Porta a Porta” flet për humbjen e të dashurës së djalit të tij nga tërmeti

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari Bruno Vespa në emisionin e tij “Porta a Porta” në Rai1 për humbjen e të dashurës së djalit të tij, në tërmetin e 26 nëntorit. Për herë të parë Rama ka bërë një koment për këtë çështje.

“Është e vërtetë, por më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë është një detyrim i lartë të bësh kryeministrin e një vendi që po kalon këtë tragjedi. Unë nuk kam dashur të flas për këtë sepse kjo nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo me familjen tonë, por është diçka që ka të bëjë me të gjithë. Kjo thjesht e shtoi detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka sepse unë nuk gjej dallim mes të gjithë atyre që kanë humbur jetën” – tha Rama.

Mes viktimave të tërmetit ishte edhe Kristi Reçi. Studentja e mjekësisë ishte e para që u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në Durrës. Më vonë u mësua se ajo ishte e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama. Greg Rama e la të kuptohet këtë gjë kur bëri një publikim në rrjetet sociale. Kristi Reçi ishte 25 vjeç.

E gjithë familja e saj u shua nga tërmeti. Viktimë mbeti babai, Eduardi 54 vjeç, nëna, Dolora 49 vjeç dhe vëllai, Klausi 21-vjeçar. Qindra njerëz morën pjesë në homazhet e fundit për familjen. Mes tyre edhe Greg Rama. Sipas medieve Kristi Reçi ishte në një lidhje me 29-vjecarin Greg Rama prej tre vitesh. Kristi studionte për Dermatologji. Ajo jetonte me familjen në katin e tretë të pallatit 6-katësh të shembur në Durrës. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. E tejkalojne cdo mase me shpifesine e tyre! Neveri. Me 99% eshte genjeshter, po edhe sikur mos ishte pse duhet ta permendi

    1. O Andi.. e pe emisjonin ti dje apo me te thenen e Lapsit e ke.
      Ishte Bruno Vespa qe e pyeti 2 here dhe Rama me shume te drejte i tha qe ‘une jam kryeminister i gjithe vendit dh jo vetem i te fejuares se djalit tim’… Dhe ja mbylli kete muhabet 2 here.

      Nuk e kuptoj ku eshte kjo 99% , genjeshtra ?
      I ke marre ilacet sot , apo sa u zgjove , pive kete laksativin e Lapsit dhe fillove te dhjesesh nga goja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *