• |
ide | kryesore

U pezullua me urdhër të Ramës, reagon Malaj: Do ta kem më të lehtë të përballem ligjërisht me shpifësit

Lajme, Të fundit



Anëtari i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipëri, Arben Malaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë për pezullimin e tij nga detyra.

Malaj shprehet se tani do ta ketë më të lehtë të përballet publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin.

“Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj”, shkruan Malaj në reagimin e tij



10 Comments

  1. Koha do ta tregoje, Ben, koha!
    ……se keshtu fliste edhe nje Ben tjeter, kur dynjaja(jo te gjithe) mendonin se ishte kundershtari me i madh i Ramokracise

  2. Po shihja nje emision te Ora News para ca ditesh,kui ftuar ishte Malaj. Te krahasosh kulturen e nje financieri me master Hawardi me piktorin qe na udheheq. O socialiste zgjohuni o njerez ,nqs nuk doni te qeveriseni nga te djathtet, te pakten zgjidheni nje te majte qe e meriton tju perfaqesoje e t’na qeverisi,. Ja ku e keni Malajn.

    1. JAM SHUME DAKORT , KETIJ I LEJOHET EDHE PAK FODULLIK KA MBARUAR NE HAWARD .
      PO NA DERJTOJNE KRIMINELET , HAFDUTET DHE INJORANTET .

  3. Ti “sot jam me Malajn” ose je i djathte qe e ka lene shpresa se e djathta mund ta qeverisi me kete vend dhe thua zgjidhni nje te majte tjeter pervec Rames , ose je i majte I zhgenjyer me Ramen. Nese je i djathte, me kete mendje me mire te kishe qene i majte. Une jam i djathte dhe nuk meritoj te qeverisem nga Malaj. Nuk e di ne ka te djathte qe e mendon ndryshe nga une, por nese jane shume qe mendojne si ty, do te thote qe e djathta ka marre fund ne kete vend.

    1. Neri, une jam i djathtë po kjo s’do të thotë qe do votoj për të majtën. Sa për Malajn është i mirëpritur ne ndonje post teknik drejtues. Njërzit nuk duhen gjykuar nga përkatësia politike por qëndrimi moral dhe aftësitë e tyre.
      Sa për te djathtën kush nga ngelur? Qe kur erdhi sorrosiani Basha ne krye te PD, opozita eshte shkatërruar fare.
      Une perkrah vetëm nje aleance te te djathtes dhe votoj vetem per individë e jo partite lecka qe jane bere.

  4. Malaj Mejdani Dokle Ruka Dade .etjer jane shtylla e Te majtes .Rama i perdori nje koh keta .me keqe ardhje e them se PS.Esht ne kuoten me te ult pos u organizua PS.do perfundoi si pasoku

  5. Pse e mbajne kete arben malajn sikur eshte nonje nobelist ne ekonomi? Nje ordiner eshte. Ky madje duhet te mbaje pergjegjesi per gjendjen ekonomike te ketij vendi se ka qene per vite minister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *