• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea mposht Aston Villa, Terry ‘hakmerret’ ndaj Kovacic: shtrëngim dore i tmerrshëm

Sport, Video



Ishte sfida mes dy legjendave të Chelsea: Frank Lampard, tekniku aktual Blues, e John Terry, tekniku i Aston Villa. Në Stamford Bridge është imponuar skuadra e shtëpisë me rezultatin 2-1, por në fërshëllimët e fundit të arbitrit, adrenalina ishte ende shumë e lartë.

Për ta besuar duhet parë ajo që ndodhi mes Terry e Mateo Kovacic, mesfushorit të Chelsea. Kroati u drejtua për ti shtrënguar dorën teknikut rival që, sic duket, ende i tronditur nga humbja, nuk e ka përmbajtur tërbimin për rezultatin, duke i shtrënguar dorën lojtarit, në mënyrë shumë ‘ekspresive’.

Shprehja vuajtëse e Kovacic të jep më shumë idenë për forcën e përdorur nga Terry që, menjëherë ka kërkuar ndjesë, edhe pse tashmë dëmi ishte bërë…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *