• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dako del në krah të Ramës: I shoh unë ato letrat (ERTV e fshin menjëherë nga Facebook)

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ndodhej këtë mbrëmjes në Durrës, ku vazhdoi turin e tij të njohjes me situatën në terren. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohej me Bledi Çuçi. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në hije ndodhej edhe Vangjush Dako, ku kameramani i ERTV është kujdesur që të mos e filmojë. Por në fund të regjistrimit në momentin që Rama po largohej, në kamera është shfaqur Dako që i thotë Ramës “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri i është përgjigjur shkurt: “Ok”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…
Çuçi: Për lejet, po.
Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.
Çuçi: Të kthehet puna.
Rama: Po.
Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?
Rama: Ok.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Megjithëse u shfaq në një fragment sekonde, kryeministri Edi Rama për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, vendosi që ta fshinte këtë moment nga video nga Facebook (në videon poshtë). Ky moment është kapur nga kamera e Faxnews (në videon lart). Edhe pse tani janë gjithë të bindur që dorëheqjes së Valbona Sakos punët e bashkisë i drejton Zhylien Varfaj, njeriu i afërt i Dakos.



8 Comments

  1. Besoni qe dha dorheqen sako megjthat kjo zonja duhet ta hetoi prokuroria per doreheqen .kishte 3 muaje dako sishte pare tani e shikon ne çdo cep kronike

  2. Dako per ate cka i ka bere Durresit antik me pallate 12 kate si fshat i Mozambikut e me teler plazhit Shkozet , nuk eshte gje tjeter vec nje KRIMINEL.

  3. Tepsia, kusia, bashkia, timoni, kamioni, pidhi i Anetes, e me radhe ah more te paguarit e Ripjerdhejes se mendoni se jeni fundrinat me te pa para more te qorra ose cop mishi me dy sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *