• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme por e vërtetë: Van Dijk shamngu golin duke… bërtitur!

Sport, Video



Nuk e ka fituar dot Topin e Artë, i mundur për pak vota nga Lionel Messi. Por sigurisht Virgil Van Dijk ka bërë të pamundurën në javët e fundit për ti treguar atyre që preferuan argjentinasin se ndoshta kanë gabuar, të paktën për 2019. Dygolëshi kundër Brighton pak orë përpara zgjedhjes së fituesit nuk mund të ketë ndikuar, duke qenë se votat kishin mbërritur shumë më parë. Kështu si edhe përfaqësimi kundër Everton, në fitoren 5-2 të skuadrës së Klopp që mban kampionët e Europës të parët në Premier League me 8 pikë avantazh ndaj befasuesve Leicester.

Por pikërisht në derbin me blutë, Van Dijk tregoi një tjetër pjesë t cmuar të repertorit të tij: inteligjencën. Sparkata është specialitet i shtëpisë. Po ashtu edhe marrja e kohës, me kokë ose këmbë, tjetër karakteristikë universalisht e njohur e hollandezit. Por listës i shtohet tani…britma. Për sado absurde të duket, Van Dijk e ka frikësuar Moise Kean që po shkonte drejt portës së Adrian me një ulërimë. E imazhet, që po bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë më mirë historinë se sa fjalët.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *