• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Haaland vlen 100 milionë, por ka një klauzolë: ikën për 20 milionë, por vetëm në janar

Sport



Mund të jetë biznesi i 2020: Erling Haaland, gjiganti që me golat e tij po mahnit Europën nuk mund të qendrojë gjatë në Austri. 19 vjecari i Salzburg ka shpërthyer në Champions League (8 gola në 5 ndeshje) e vlerësimi i tij në merkato është ngjitur në nivele rekord për një lojtar të moshës së tij, aq sa flitet që tani për shifra që prekin 100 milionë euro. Fatkeqësisht, ose për fatin e tij më mirë, duket se ka një klauzolë të zgjedhjes së kontratës shumë interesante. Sipas Bild, në fakt, Haaland mund të lirohet nga klubi i tij për një shifër prej 20 milionë euro, por kjo vlen vetëm për merkaton e janarit.

Nëse është e vërtetë, kjo do të shkaktonte një gjueti të vërtetë nga ana e të mëdhenjve të Kontinentit të Vjetër, gati të sigurojnë një prej talenteve më interesantë e të ndjekur, në panoramën futbollistike. Në Gjermani thonë se Borussia Dortmund është favorite, ndërsa anglezët kujtojnë se ëndërra e norvegjezit është ajo ëpr të luajtur në Premier League, ashtu si i ati. Në listën e pretendentëve është edhe Juventus, që ka provuar njëherë jo larg në kohë. E në këtë pikë, kur ankandi duket i pashmangshëm, 19 vjecari duhet bindur vetëm me kontrata multimilionere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *