• |
ide | kryesore

Agron Tufa flet në VOA: Pse u largova nga Shqipëria duke kërkuar azil politik

Lajme, Të fundit



Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar. Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.

Zëri i Amerikës: Ju jeni një shkrimtar dhe pedagog i njohur, jeni drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit – një institucion i rëndësishëm shtetëror, dhe u rizgjodhët për një mandat të dytë. Çfarë ndodhi që ju bëri të largoheni nga Shqipëria?

Agron Tufa: Konfrontimi im ka qenë për shkak të detyrës, dhe ka qenë një konfrontim që ka nisur që nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar dhe nga 1 prilli me një fushatë të hapur në shtyp, në parlament, pra në kuvendin e Shqipërisë, në forma nga më të ndryshmet nga një segment ose një skalion i atyre që unë i quaj enveristë, që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste. Për shkak të pranisë së madhe në institucionet qendrore të shtetit të ish oficerëve operativë të sigurimit të shtetit unë pra kalova në një konfrontim të hapur publik i cili pastaj për fat të keq mori natyrën e përqendruar të një kryqëzate sulmesh kundër meje personalisht duke u shoqëruar me shpifje, shantazhe, kërcënime deri tek kërcënimet me vdekje. Këto lloj formash të presionit dhe frikësimit mbërritën në një moment kur u dendësuan dhe unë ndjeva një rrezik për jetën time dhe të familjes derisa u bë e papërballueshme dhe e padurueshme pasi kisha bërë më parë përpjekje për të gjetur drejtësi në institucionet ligj-zbatuese, në gjyqet që pata hapur ndaj këtyre personave me të kaluar tërësisht të përzishëm në diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Këto kanë qenë arsyet përse ika.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa jemi në vitin 2019, dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria mori presidencën e radhës së OSBE-së, organizatë ku një komponent me rëndësi është komponenti human. Çfarë mendimi keni?

Agron Tufa: Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di sesi kanë mundur të ngjasin, por sigurisht kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë, tani. Kjo ka qenë një mospërballim i situatës post-totalitare të Shqipërisë. Ne nuk u përballëm me detyrat, dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve të legjislacionit, të drejtësisë të trashëgimisë komuniste. Ata tashmë kanë mbërritur në një pikë konsolidimi, ndjehen të sigurt madje përdorin edhe slangun e tyre të parapëlqyer të shantazheve dhe kërcënimeve me vdekje. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëherë kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila sigurisht të vetmen mënyrë sjelljeje ka pasur atë të përndjekjes, të kërcënimeve, të dënimeve, pushkatimeve, e të genocidit siç i kam studiuar unë këto tetë vite në dokumentet e dosjeve të arkivave të sigurimit të shtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, ju i keni denoncuar në polici kërcënimet që ju janë bërë. Si ka qenë reagimi i autoriteteve?

Agron Tufa: Unë kam nisur t’i denoncoj që në precedentët e parë, që në vitin 2017, kur gjatë një tremujori fushatë që pata hapur për sensibilizimin e opinionit dhe sigurisht parlamentit për trajtimin e produkteve të kinematografisë të Kinostudios Shqipëria e Re, për dokumentarët e kohës së Enver Hoxhës dhe filmat artistikë që përmbajnë aspekte propagande, u zhvillua një debat i gjatë publik. Sigurisht unë u përpoqa t’i rekomandoj dhe të udhëzoj komisionin e ligjeve, parlamentin shqiptar për një trajtim të këtyre filmave pasi ato binin ndesh me Kushtetutën. Si përfundim, në vend të mirëkuptimit tek ne lind muri. Dhe në këtë rast ai u shoqërua edhe me kërcënime me vdekje. Unë kam bërë kallëzimet e mia në polici, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen. Unë i kam dokumentet. Në dy kërcënimet e tjera radhazi me vdekjen time dhe kërcënimin për shfarosjen e familjes sime, u jemi drejtuar gjykatave përmes avokatit tim dhe direkt njërit prej kërcënimeve por nuk kemi patur asnjë përgjigje sikundër edhe me gjyqet e tjera, me kallëzimet penale të kriminelëve të diktaturës, pasi kam bërë kallëzime penale, dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ka qenë në mënyrë konstante. Gjyqi që kam hapur kundrejt deputetit Spartak Braho dhe 6 epigonëve të tij ka vazhduar nga prilli deri më sot pa bërë asnjë hap. Është një teknikë zvarritje dhe është e kotë të presësh pasi i di shumë mirë këto metoda të zvarritjes dhe të sabotimit të seancave.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa çfarë e inkurajon mos-zbardhjen e krimeve të komunizmit në Shqipëri? Sepase janë disa faktorë në shoqërinë shqiptare që edhe sot pas 3 dekadash krimet nuk zbardhen.

Agron Tufa: E para është, siç e thashë në fillim, që Shqipëria nuk u përball ligjërisht me inertet e diktaturës. Shqipëria nuk bëri një ligj lustracioni siç e kanë bërë vende të tjera që sot janë në Bashkimin Evropian. Në gjithë publicistikën time prej 15-20 vitesh unë bëjë këtë thirrje me disa kolegët e mi. Edhe në rastet kur ne i kishim ideale, ato u sabotuan deri në vitin 2014-2015, pra në vend të ligjit të lustracionit të propozuar nga ne dhe shoqëria civile u preferua një ligj i hartuar me ngut në zyrat e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale që njihej si ligji Veliaj, i cili sot ka sjellë në jetë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve për Ish Sigurimin e Shtetit i cili e vendos theksin vetëm tek bashkëpunëtorët ose ndonjë gjë e zbehtë ose në trajtimin kulturor e logjik, pavarësisht se nuk e kanë ekspertizën e duhur akademike për këto gjëra. Por ai nuk merret pikërisht me atë që ligji përcakton – të trajtojë dosjet e Sigurimit të Shtetit, të japë përgjigje dhe në vend që ta drejtojë objektivin e vet tek ish oficerët e Sigurimit të Shtetit merret me aspekte fare të vogla, me ndonjë bashkëpunëtor. Pra kjo ishte një mënyrë për ta bllokuar ligjin e lustracionit dhe në vend të tij të kishte një kontroll të ri të dosjeve i cili tashmë dihet gjerësisht që i ka shkatërruar institucionet arkivore të Shqipërisë, duke i fragmentarizuar, copëzuar dhe seleksionuar. Për më tepër, unë kam bërë vazhdimisht prezent shqetësimin tim për një ndikim të thellë e të gjithanshëm të këtij institucioni nga ish oficerë të Sigurimit të Shtetit. Është një institucion përfundimisht i pabesueshëm, dhe nuk duhet të ishte bërë, pavarësisht se unë kam qenë kundërshtar që në fillim, në origjinë të këtij ligji dhe kam vazhduar të jem koherent me veten time, në mënyrë permanente për frutat e helmëta të veprimtarisë së tij.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, tani që ju jeni në kërkim të azilit politik, a do ta vazhdoni atë që keni më shumë për zemër, denoncimin e krimeve të komunizmit, në mënyra të ndryshme në vendin ku jeni?

Agron Tufa: Sigurisht, kjo për mua nuk ka qenë një detyrë thjesht burokratike, konformiste por ka qenë zëri i ndërgjegjes qytetare, ka qenë një mision, ka qenë një kauzë dhe unë edhe pa qenë në institut kam investuar tërësisht bindjet e mia, botëkuptimin tim, ndjeshmërinë time dhe është një luftë e pakompromis siç janë luftërat e mëdha për higjienën mendore dhe shpirtërore të qytetarëve. Unë besoj se do të kem mundësi të tjera tani, jo drejtpërdrejt shtetërore por do të jem nga disa pikëpamje shumë më i lirë për të thënë të vërteta rrëqethëse dhe të troçta sesi institucionet e larta që nga ato ligjvënëse dhe deri tek institucionet e ndjeshmërisë së veçantë si SHISH-i apo policia e shtetit janë të mbushura plot për plot me njerëzit me të kaluarën më të zezë, pra ish oficerët dhe shefat e Sigurimit të Shtetit, ish kryetarë dhe nënkryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, ish rezidentë. Pra kjo është e papranueshme, dhe është gjëja më e zezë. Është gunga në shpinën e shoqërisë shqiptare e cila patjetër duhet të përballet me këtë. Në mos, ne duhet të pranojmë një poshtërim kolektiv dhe një cilësi jashtëzakonisht të ulët dhe të keqe të lirisë sonë.



14 Comments

  1. Te fala nga sorosi. Thote qe i shijon shume kompania ne prezencen e familjeve komuniste. E gjet ne qender te evropes, tani ka nen kontroll te gjitha financat e evropes. Dhe merkeli thote “jan gjona tkalume” ose prisni sa te zaptojne gjithçka kalamajte e kalamajve te komunistave bashke me shoket e tyre. Pastaj mund te beni ndonje gje te vockel.

  2. E paskan mbyllur ne kontenjer as uje per tu lare nuk i paskan dhene,do filloje te flase ky neokomunist i ri dhe do filloje me koministin legjend salih karaxhic berisha dhe agjentin kamarier lulzime ne rinas

  3. Ju shkerdhefsha robte dhe faren e keqe o komuniste bolshevike bastarde te Brahos, Kristaqit dhe Rucit!
    Fara juaj e ndyre internacionaliste do te shuhet shume shpejt!
    Mbahu profesor Tufa dhe kthehu serish!

  4. Njehere e nje kohe gjithe shqiptaret kerkoshin azil se kishin rrezu bustin.
    Kur fitoi PD u bone te gjithe legalista.
    Kur Leka Zogu u pranu ne AL, fillun me bo si antikomunista qe i persekutote komunisti Sali.
    Kur AL u quajt shtet i sigurte politikisht, filluen to bo si pederasta.
    Kur Sala miratoi te drejtat e pederstave, filluen me kerku azil per pune feje, hasmerije e ca te tjere, police e drejtues institucionesh kerkojne azil nga frika e “forcave te erreta”.

    Ca sbo robi kur ka hall.

  5. ky korraku kokepalare, spiun i rusise. ka bere shkollen ne bashkimin komunist sovjetik, dhe do rehabilitoje ktu te perndjekurit e sistemit qe u instalua pikerisht nga vendi ku studioi dhe mesoi ky “antikomunist” … a pika qe sju bie

  6. Ore ne shqiptaret kemi qene komunista dhe mbi 70% e kemi dashje ate ideologji. Ca jane keto muhabete leshi me vone???????? Kaq ore e thjesht fare. . Nuk rri dot nje rregjim qe nuk e do populli 50 vite. Jemi komunista. Rama e ka thene bukur ne parlament. Sala ja kishte zili pikerisht asaj elite qe admironte kur ishte afer Hysniut e etj prandaj sillej fiks si komunist. Sikur ta ndjente qe peshorja te anonte dhe me njeri me shume kunder komunizmit sala e do e kthente ne Nuremberg te dyte do i varte ne litar me Ramiz me nexhmije etj

  7. Moralisht nuk e pranoj qe Agron Tufa te iki si frikacak nga fusha e betejes te zbardhjes se krimeve te komunizmit ne Shqiperi. Eshte nje pune gjigande qe ka filluar qysh ne vitet 1990 e po vazhdon me botim kujtimesh, studimesh, botim librash, ligjerata, dokumentar, filma qe kane si teme pikerisht zbardhjen e diktatures komuniste. Kam bindjen qe eshte arritur fale ketyre botimeve sa me lart, qe historiografia zyrtare komuniste te mari goditje te medha e sot pothuajse eshte e pabesueshme. Jane pergaditur tezat e strukturat per nje rishkrim te historise se Shqiperise jo vetem te kohes se komunizmit. E falenderojme Zotin Tufa per aq sa ka pasur mundesi te beje, por beteja me historiografine komuniste nuk ka mbaruar e do te vazhdoje dhe pa Tufen.

  8. O astrit ky qe thua ti pse beri plagjature ne dimplomen e tij,kur ishte kaq i zgjuar dhe cfare librash la pas,ca shqiptar si ty kerkojn azil si gei,kurse ky si anti komunist I dhjere

    1. Krahaso shkrimtarin e shquar Agron Tufa, librat e të cilit janë përkthyer në shumë vende të botës, me Spartak Brahon, që jo më nuk ka asnjë vlerë intelektuale e njerëzore, por që nga pamja ta jep përshtypjen e një sigurimsi.

  9. Komunizmin munde ta ken perkrahur 30% e popullit tone , 70% as qe kan pjerdh per komumutat por diktatura o njerez esht aq e poshter sa te ben te besh mutin ne kembe keshtu qe kesi njerzish jan Shqipetaret akoma friken se pushkatohen dhe internohen, pse Hitleri si beri qe pushtoj gati europen e tere prandaj kur diskutoni per komumutizmin diskutoni me me gjakftohtesi,

  10. Nje gje nuk arij te kuptoj me Lapsin Pse e lejon publicimin e komenteve me te njejtin emer (I pa emer ) dhe tjetra eshte qe komunizmi fitoi per here te pare ne vendin e muzhikeve dhe jeton akoma njelloj si ketu tek ne ne vendin e haxhiqamileve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *