• |
ide | kryesore

Allegri nuk ndryshon ide: “Kthehem vetëm në qershor”, e ka një motiv për këtë

Sport



Për mikrofonët e Espn, Massimiliano Allegri thekson edhe njëherë dëshirën e tij për tu kthyer të stërvitsë vetëm vitin e ardhshëm. “Do të kthehem në qershor. Nuk e di nëse do e quani sezon pushimi ose jo. Me Giovanni Branchini kemi arritur menjëherë në këtë vendim, pas lamtumirës nga Juventus – ka shpjeguar – Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për mua. Zgjedhja që do të bëj do të jetë vendimtare, duhet të jem i përgatitur. Pas 5 vjetësh tek Juve e një jashtë futbollit, nuk dua të kthehem në pankinë e të bëj keq”.

Sa herë që një trajner largohet nga një klub i rëndësishëm (Bayern, Tottenham e Arsenal) ka dalë në skenë emri i tij, por Allegri nuk ka asnjë qëllim të rifutet në shina e dëshiron të shijojë jetën jashtë futbollit. “Kam luajtur 18 vjet e stërvitur 16. Ndalova pas 34 vjetësh e jam i lumtur kështu – shtoi ai -. Mund të reflektoj, të flas me njerëzit, të kem impenjime në jetën private e të shijoj pasione si teatri, galeria e artit e leximi i librave“.

Ndërkohë, po studion anglisht, një e dhënë e qartë e teknikut toskan se është gati për një aventurë jashtë Italisë. “Marr leksione anglisht në Milano, aty ku jetoj. Kam filluar të flas mirë, e kam pak më të vështirë të dëgjoj e kuptoj të tjerët. Por po floën ngadalë ia arrij. Shoh edhe filma në anglisht e lexoj libra për tu përmirësuar“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *