• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane: Përkrah Shqipërisë në rimëkëmbjen pas tërmetit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë po ndjek me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe të pastrehë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada thotë se inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi.

Postimi i plotë

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi”.

7 Comments

  1. e mo loqe e. ti qe cirresh edhe nxjerr keshtu mallkimesh nga goja je rob i kulluar, ndersa ata na qenkarken pisa! Na e mbushe mendjen.

  2. Per te demtuarit nga termeti mbetur jashte, shba, ka dyfishuar numrin e grupeve te deshmitareve te jahovait, ndersa per ata qe jane ne cadra do ti furnizojne me fletepalosje te jahovait. Ndersa qeverite tona te korruptuara por cuditrisht gjithmone pro-amerikane, vetem ne 10 vitet e fundit, i kane dhuruar mbi 50 milion $, si ndihme per hurraganet dhe fatkeqesite e tjera natyrore, shba-se.

  3. SHQUPISta ca ka bo vaki. US is a mirrekell of fridem.
    Ju ka zone politika syte mer shkerdhata. Vazhdoni boni tifozllik per lylin me vile me pishine ne tirane dhe tjetren ne hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu