• |
ide | kryesore

Anulohet “koncesioni i florinjtë” i rrugës Milot – Balldren

Lajme, Të fundit

Zv/Kryeministri Erion Braçe zbuloi se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar. I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, ai u shpreh se “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.

“A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit. Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre” – tha Braçe.


Ky koncesion kishte marrë epitetin “i florinjtë” pasi arriti shirën e çmendur të 15 milionë eurove/km. Koncesioni u morr nga kompania “ANK” që do të përfitnte 217 milionë euro. I gjithë ky projekt u miratua pa pasur një studim të mirëfillte nëse është me e leverdishme për buxhetin e shtetit dhënia e kontratës me koncesion/PPP kundrejt dhënies së saj me prokurim publik. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Milot-Balldre/ Skandali që “zbuloi” Meta në koncesionin 217 milionësh

KLSH zbulon katrahurën në PPP e Milot-Balldren, falsifikime dhe zero investime nga kompania koncesionare

Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro

 

10 Comments

  1. ”’ ne e kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin tani për Milot-Balldre” ?
    Ku e keni deklaruar more brace ? Neper koridore me njeritjetrin ?
    Anulimi i nje PPPje te till duhej bere ne faqen zyrtare te ministrise se financave .
    Nese kjo qe thua eshte e vertete atehere Lulushi po loz teater sikur gjoja ju detyroi ai tani ta anullonit kete PPP,
    Nese e keni anuluar me ‘bisedime mids njeri tjetrit ‘ , por pa marre nje vendim zyrtar, atehere kjo qe thua nuk ka vlere fare.

    1. Ne datan 5 Nentor ke tek siti i Ministrise se financave qe kontraktori eshte terhequr dhe kontrata eshte pezulluar.
      Futu tek siti i ministrise se financave dhe kerko me ‘MILOT BALLDREN’ dhe aty do kesh vendimin e pezullimit te kesaj PPP.

      Pra Basha e ka ditur shume mire qe kjo PPP eshte pezulluar.
      Cuditem si nuk e kane shkruar keta te Lapsit .

  2. Po mire kontraktori meqe qenka terhequr do hidhet ne gjyq qe te demshperbleje shtetin qe e futi ne pune per nje gje qe s’e bente dot?! U vu ne pune gjithe ai parlament me ligj te posatshem. Po keta te ministrise qe e nenshkruan s’kane ndonje pergjegjesi meqe kontraktori na paska dale kot?!!!!

  3. Kontraktori do japi si demshperblim vetem ate qe i kerkuan si garaci kur lidhi kontraten: breket me te perdorura te plakes. Duhet thene bravo Agron Shehaj, se dhe kete ai e zbuloi, edhe pse ne fakt ishte test vetem per qorrat.

  4. Genjejne. Ketu do jemi e do shohim. Genjejne. Ku i besohet ketyre. Ku njohin turpin e pergjegjsine keta. Kush ja mesoi?!

  5. Dmth keta morra e kane hallin ‘pse behet zhurme’, aspak te kostoja dhe menyra e koncensionit apo edhe me keq aspak te fondet per rindertimin e ndertesave te prishura nga termeti.

  6. Dmth ky segment bllokohet, atehere kompania ANK eshte direkt per burg. Njerezit presin te behen rruget, kurse keta aventuriere tallen , ashtu sic beri Gener 2 me Thuman -Kashar dhe unazen e re, ashtu sic beri Serenisima me banditet e Lsi-se per by -pasin e Fierit.
    Te gjithe ne burg do kalben hajdutet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu