• |
ide | kryesore

Basha për dëmshpërblimin 2 milionë lekë: Është i pamjaftueshëm. Duhet vlerësim dhe buxhet i qartë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha e ka cilësuar pamjaftueshëm dëmshpërblimin me 2 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti në zonat rurale për ngritjen e banesave të tyre.

Basha ka qenë në Durrës ku ka parë nga afër situatën 11 ditë pas tërmetit dhe ka përmendur sërish planin me tre pika dhe një nga kërkesat për anulimin e 150 mln dollarëve për 10 oligarkë.


Siç e shikoni është një lagje tërësisht e braktisur, sepse të gjitha pallatet kanë pësuar dëme të rënda. Të gjitha familjet janë detyruar të largohen. Në pjesë prej tyre janë sistemuar, një pjesë prej tyre po më thonë që nuk janë sistemuar, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë, vlerësimi i banesave është vetëm paraprak, ndaj thirrja ime është të përshpejtohet proçesi i vlerësimit përfundimtar, në mënyrë që banorët të kenë siguri se çfarë do të bëjnë nesër dhe të merren masa financiare, siç e kemi sygjeruar në planinj tonë tre pikësh duke alokuar të gjithë shumën e parashikuar në buxhetin e vitit 2020 prej 150 milionë dollarësh për 10 oligarkët, për banorët e prekur nga tërmeti”, deklaroi Basha.

I pyetur për vendimin e qeverisë që në zonat rurale të shpërndahej një fond për familjet e prekura Basha tha:

Është një propozim që e kemi dhënë prej disa ditësh sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar vetë dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti. 

Natyrisht që duhet bërë vlerësimi i dëmit. Shuma që është caktuar prej 2 milionë lekësh të reja, mund të jetë një shumë minimale, në disa raste mund të ketë nevojë për shumë edhe më të mëdha, prandaj është e domosdoshme tani, në përputhje me pushtetet që jep akti i fatkeqësive natyrore, që qeveria të caktojë një buxhet të qartë”. 

“Prandaj insistojmë, -theksoi kreu i PD- për zhvendosjen e menjëhershme të 150 milionë dollarëve të 10 oligarkëve në funksion të emergjencës dhe procesit të riparimit apo ndërtimit të banesave të dëmtuara. Është një hap i parë që kanë pranuar këtë sugjerim që në fakt e kam dhënë nga terreni, kryesisht nga zonat rurale, por është i pamjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me fondet e nevojshme dhe nëse nuk veprohet shpejt”.

Sipas kreut të PD, nuk është koha as për fjalë, as për shfaqje, as për zvarritje, por është koha për të vepruar menjëherë nga vendime në zbatimin e këtyre vendimeve.

8 Comments

  1. Tha nje gje me te rendesishme se kjo. Tha qe zeri i njerezve te prekur duhet te degjohet. Ata me te vertete mbeten ne dore te shtetit, por kjo nuk do te thote qe duhen trajtuar si skllever apo objekte, sic po ben Rama. Duhet kembengulur shume tek kjo. Eshte ceshtje e dinjiteti njerezor mbi te gjitha. Fatkeqesia nuk mund t’i privoje edhe nga liria e vullnetit. Per Ramen jane thjeshte instrumenta te delirit te tij. Nese do nje dallim mes te te majtes dhe te djathtes, psikopatit dhe te ndjeshmit e ke tek kjo ceshtje.

    1. per te gjitha ato qe the per njerezit e ramen qe i trajton si sfond per vieot e ertv jam shum dakort me ty, nuk i heq asnje presje. te me thuash qe bash eshte me sensibel, mos. e megjithate dicka duhet then, te pakten per salen, duam apo sduam ne, sala ka ber shum me shum politika sociale sesa ram trecerekshi.

    2. Mua më shumë më duket si pasiguri e Bashës për të ngritur akuza politike për korrupsion dhe për të gjetur një kauzë për rrëzimine edvinit, sesa një mënyrë ndryshe për të menaxhuar këtë situatë.

      Nqs Basha pat kërkuar zgjedhje të parakohshme, biles na pat siguruar për këtë, me këtë lloj të vepruari, më duket se do të shkojmë drejt zgjedhjeve të 2021.

      Nqs do të kishte qenë Ilir Meta kryetar i Opozitës edvini sot do të ishte i rëzuar.

      Basha më duket më shumë si patericë e edvinit.

  2. Lulu mori 16 milion euro,vilen qe paguan 3000 euro shtepi te pallati 240 metra sikur te lironte per banoret e demtuar,po si nuk dhuruan ndonje Lek kete pasunaret e pd muli leket qe fitoje nga ankandi i qenve te dhuronte gjysmat,grida rrogen,cuni fariut,xeni i karmines qe shetit,salihu krimit,gazi gei albana tregohuni nje here te mire o shushunjat e pd

  3. Nuk doja te thoja qe Basha eshte me sensibel edhe pse mund te kuptohet ashtu , por qe kjo ceshtje eshte e tille qe mund t’i dalloje njerezit nga menyra sesi trajtohet. Basha ka vetem meriten qe tha nje gje qe nuk e ka thene njeri deri tani. Ca thojne te degjohen ekspertet, ca thojne deputetet, ca thojne keta e ca ata, por askush nuk ka thene qe duhen degjuar per zgjidhjet edhe ata qe do vuajne pasojat. Eshte dallim thelbesor.

  4. Keshtu i menaxhoje lulja dhe salihu 5 here mbytjen qe I bene shkodres o neri,lulne e kemi pare 12 vjet ne pushtet cfare ka bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu