• |
ide | kryesore

Chelsea lirohet nga “zinxhirët”: hiqet dënimi, në merkato mund të nisin blerjet

Sport



Gjykata Arbitrale e Sport sjell lajme të mira për Chelsea: është përgjysmuar në fakt dënimi i vendosur në shkurtin e kaluar, kur Fifa kishte vendosur ndalimin e blerjeve për dy dritare të merkatos, për shkak se ka thyer rregullat e transferimeve ndërkombëtare të lojtarëve Under 18. Blues në fakt në verë nuk mund të kryenin operacione në merkaton e futbollit, por muzika do të ndryshojë duke nisur nga janari. “Shumë i ashpër dënimi, më i ekuilibruar ndalesa vetëm për një sesion” shkruhet në motivacionin e CAS.

Në mënyrë konsensuale është përgjysmuar edhe gjoba: Chelsea duhet të paguajë 300.000 franga zvicerane (mbi 270.000 euro) në vend të 600.000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *