• |
ide | kryesore

Dëmet nga tërmeti/ Kryeprokurori i ri bën premtimin e parë: Njerëzit presin që drejtësia të vihet në vend

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas betimit nga Kuvendi i Shqipërisë, Olsian Çela ka marrë sot detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Në fjalimin e tij të parë si kryeprokuror, Çela pohoi se qëllim i këtij institucioni duhet të jetë rritja e besimit të qytetareve.

Teksa falënderoi për punën përgjatë këtyre dy vitet të paraardhëses së tij Arta Marku, Olsian Çela tha se ish-kryeprokurorja punoi në një faze shumë të vështirë tranzicioni që po kalonte vendi. Mes të tjerash, Çela u ndal edhe tek situata në vend pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ndërsa beri edhe premtimin e tij te pare, duke shtuar se; qytetarët presin që drejtësia të vihet në vend.

“Sot është më e rëndësishme se kurrë më parë transparenca që si institucion duhet të sigurojmë ndaj mediave dhe publikut. E falënderoj zonjën Marku për punën e bërë në këto dy vite. Në një fazë tranzicioni ajo ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte. Tani hyjmë në një fazë të re, në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë ku prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore. Kjo kërkon konceptim të ri. Ekziston mbështetja dhe kemi kapacitete që t’i japim vendit një të ardhme më të mirë, që të mundësohet që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane, ku rezultatet e punës tonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Ta shohim përditshmërinë e punës si një gjë të zakonshme për të ardhmen e vendit. Prokuroria e Përgjithshme mund të japë kontributin e rëndësishëm për të ndryshuar dhe për t’i dhënë përkrahje ideve të reja. Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë.”, tha Olsian Çela.



11 Comments

  1. Ka njerez te vdekur ne Durres e familje te shuara. Mafia po merr ne dore situaten pas termetit. Na bej transparente me cfare letrash po merret Vangjush Dako kir nuk ka asnje post qe te merret me letra. Ke besimin e mbare publikut dhe mos e çaj koken per Edi Ramen.

      1. Se nuk kam pare asnje ta shaje neper komente. Te kesh shprese ne kete vend eshte pak naive, por mjafton qe mund te tremmi keta hajdute majtas-djathtas

        1. Ne fakt nje njolle publike e ka o Koli, sepse nxorri videon e Inis Gjonit. Nuk eshte gje e vogel dhe kam pershtypjen se eshte akoma ne gjyq per ate ceshtje. Pastaj, ketij i njihet si sukses zberthimi i grupit kriminal te Arjan Selimit, kur Selimi nuk shkoi ne burg, por e vrane mafioze qe mesa di nuk jane kapur. Si mund te jete ky sukses?

      2. Rama nuk e shkarkon dot pike se pari dhe mandati ketij tejkalon mandatin e te majtes. Nuk besoj qe eshte zgjedhja e Rames, saqe la samitin e Natos dhe erdhi te zgjedhe kryeprokurorin

  2. Dobro dako. A ju marrte mortja. Dakos duhet me ja fut koken ne beton por jo vetem ai.
    Jane shume. Kete kane bere deri tani te shtosh numrin e bashkefajtoreve dhe zullumi te behet nyje. Sopata e Aleksandrit te Madh mbaron pune.

  3. Lufta ndaj mafjes eshte sherbimi me i madh qe mun t’i besh ketij populli te vuajtur. T’ u befte pushka top or djale.

  4. Cfare mentaliteti akoma. Populli do populli thote i bejme thirje popullit gjithe publiku te ka shpirt publiku te beson dhe te ka xhan. …..injoranca vazhdon. Gjerman jane keta qe duhet ti besojme?! Nuk jane te ritur edukuar studjuar ketu ne mes te ketij kolektiviteti pa individualitet?…….

  5. Perderi sa falenderon Arta Markun,per pune te mire,qe passka bere,mos pritni asgje vec heshtjes qe si edhe \Arta,nuk kaq bere asnje hetim,nga gjithe ato qe presin ne prokurori,por kryesisht dosjet e famshme dhe te stazhionuara te pergjimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *