• |
ide | kryesore

Hailey dëshiron paqe me Selenën

Paparazzi, Slider



Hailey Bieber e bëri mëse të qartë që s’i pëlqen aspak fakti që njerëzit shpikën “një sherr” mes saj dhe Selena Gomez.

Fansat i vunë dy vajzat kundër njëra-tjetrës duke marrë parasysh se Hailey u rilidh dhe u martua me Justin Bieber, pak muaj pasi ai ishte ndarë nga Selena për herë të disatë.

“Mendoj se rrjetet sociale janë burim toksiciteti dhe njerëzit krijojnë sherre të paqena mes grash, vënë gra kundër njëra-tjetrës dhe shpikin histori që janë thjesht… toksike,” tha Hailey për British Vogue në një intervistë ku s’përmendi emra. “Mendoj se diçka duhet të ndryshojë dhe kjo praktikë duhet të marrë fund.”

Në tetor, me qindra fansa aluduan se Hailey thumboi Selena-n, pasi kjo e fundit publikoi“Lose You to Love Me,” një baladë për ndarjen nga Justin. Hailey mohoi thashethemet, ndërsa Selena tha se “s’do të dalë kurrë kundër një gruaje tjetër.” Hailey më vonë pëlqeu një postim të këngëtares si shenjë paqeje.

Edhe në nëntor, Hailey bëri të njëjtën gjë dhe pëlqeu një tjetër foto të Selena-s, teksa ajo bëhej gati për American Music Awards.

“Mendoj se njerëzit me platforma të fuqishme duhet të bëhen bahëk dhe të thonë ‘le t’i japim fund këtij debati, le t’i japim fund sherreve të paqena, le t’i japim fund këtyre gjërave dhe le të bëjmë përapara. Le të mos u japim shkak njerëzve të aludojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *