• |
ide | kryesore

Lamtumirë PSG, Cavani gati të transferohet tek gjigantët spanjollë: “Në verë mund të realizohet gjithçka”

Sport



I mbytur nga shpërthimi i Mauro Icardi, gjërat duken të vendosura për Edinson Cavanin tek PSG. Në fakt, mund të ketë një zhvillim të rëndësishëm në merkato përsa i përket të ardhmes së uruguajanit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në shënjestër të shumë klubeve, por mbi të gjithë e interesuar dhe në krye të listës është Atletico Madrid.

Simeone ka nevojë për një qendërsulmues, pasi humbi Diego Costa dhe Morata nuk po arrin të justifikojë besimin, ndërsa tani nga Spanja vijnë lajme të rëndësishme për konfirmimin e bisedimeve të avancuara me Cavani, për të cilin ka edhe një kohë kur do të kryhet transferimi.

Ashtu si bën të ditur AS, stafi i lojtarit është zbilancuar në disa deklarata me pranimin që të lënë të kuptosh një hapje totale për transferimin e sulmuesit të kombëtares së Uruguay: “Nga Atletico Madrid na kanë thirrur për Cavani e në verë mund të realizohet gjithcka. Interesi është i madh por nuk kemi folur ende për shifra, është një tratativë e sapolindur. Cavanit i pëlqen shumë kjo ide: Atletico është një skuadër e madhe, do të luante gati e sigurtë në Champions League e sidoqoftë i mjafton edhe vetëm La Liga që është një nga kampionatet më të mirë në botë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *