• |
ide | kryesore

Lejet e ndërtimit/Dritë hijet e rikthimit të Vangjush Dakos në krah të Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një video e rishfaqur dhe e zhdukur sakaq e një vizite të Ramës të enjten në mbrëmje në Durrës ka mbirë nga nëntoka edhe presonazhin e avulluar për disa kohë, Vangjush Dakon. Ish kryebashkiaku i këtij qyteti, i aluzuar për bashkëpunim me bandat në vjedhjen e votave në 2017, i penalizuar me heqje vize nga ambasada e ShBA u duk në imazhe duke i thënë kreut të qeverisë: “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”.

Po për çfarë letrash e kishte fjalën?

I vetmi pozicion që Dako mban aktualisht është ai i anëtarit të kryesisë së PS”. A mos vallë ai kishte gjetur kohë të liste me kryeministrin, aty mes gërmadhash për punë partiake? A mos vallë Rama kishte zgjedhur rastësisht të shfaqej përkrah Dakos që u detyrya ta zhdukë nga Durrësi në një situatë kaq delikate për imazhin e tij?

Vështirë të besohet edhe njëri version edhe tjetri.

Hamendësimi se për ç’letra interesohet Vangjush Dako duhet kërkuar  në një seri ngjarjesh që kanë ndodhur në bashkinë e Durrësit.

Fillimisht ish kryetarja e sapo zgjedhur Valbona Sako dha dorëheqjen pas dy gafave për numrin e viktimave dhe strehimin e të mbijetuarve. Ky vendim ngjau pak si i çuditshëm pasi shumë zyrtarë të lartë socialist kanë bërë gafa edhe më të mëdha sesa këto, por ata as kanë pasur ndërgjegjje për tu larguar, as janë detyryar ta kryejnë këtë akt. Situata u komplikua edhe më shumë kur dorëheqja u pasua edhe nga një njeri i besuar i Sakos, zvendësja e saj në bashki.

Ndoshta përgjigjja e këtyre enigmave filloi të qartësohej kur frenat e këtij institucioni i mori në dorë nënkryetari tjetër, Zhyljen Varfaj, një nga njerëzit më të afërt të Gjushit kur ky komandonte bashkinë.

I njëjti Varfaj i ka deklaruar televizionit A2 CNN se që të shtunën, pra një javë më parë, prokuroria ka zbarkuar në bashki për të inspektuar lejet e ndërtimit të lëshuaara nga ky institucion. Pra në të njëjtin moment kur Sako dha dorëheqjen dhe në të njëtën ditë kur Vangjush Dako u fotografua brenda mjediseve të bashkisë nga ishte larguar në korrik.

A mos vallë të gjitha këto kanë lidhje me debatin që shpërtheu në media se ndërtestat e shembura po spastrohen për të fshehur gjurmët e krimit? A mos ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me atë që një burim nga prokuroria ka deklaruar për ABC News, se disa nga dosjet e lejeve të ndërtimit janë zhdukur?

Kjo mbetet një pistë për t’u zbuluar kur dëgjojmë frazën që Dako i thotë Ramës: “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”.

Dhe ndoshta këto letra shpjegojnë se përse kryeministri u detyrua të shfaqet në krah të një personazhi aq të diskutueshëm si Dako, në një moment si ky kur po bën gjithçka për të përmirësuar imazhin e tij.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Ky gerdalla plak Rama esht krye hajduti, krye mafjozi, krye banditi, krye drogmeni, krye shkerdhata e ju beni gam gam per nje xhuxh ma xhuxh ehuuu kesaj i thone futja pordh e gri sallat o lali.

  2. Sipas medias dako kishte 3 muaj qe ishte nongrade ne bashki per 5 dite eshte filmuar 3_ 4 her ne ambjentet r bashkis plus dhe çfar Doku.enti kernonte çuçi dije ky eshte akullora e ZEZÈ.

  3. Nese besoni se ky i gjati ine mund te ndryshoje , gaboheni . Me pare do te ndodhin mrekullite me te paimagjinueshme dhe te pamundura sesa ajo qe ky te heq dore nga krimi , nga pushteti dhe nga paraja .
    Huqi del me shpirtin .

  4. Të ngjashmit do të takohen herëpashere. Kështu thotë urtësia. Kështu urdhëron partia, “Mesia”, rilindasi i madh, mister 20%-shi dhe mjekrroshi. Mos e besofshi, më mirë , mos qofshi! Njeriu “non grata” i SHBA-së, i duhet ramës siç i duhet droga cilësore kryeministrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *