• |
ide | kryesore

Në spitalin e Traumës ende 19 persona të lënduar nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit e mbetur në spitalin e Traumës, gjendja e të cilëve është në përmirësim të dukshëm. 

Më shumë se 900 morën shërbim në spitalet tona nëpërmjet shërbimit kombëtar të urgjencës, tek Truama, në spitalin e Durrësit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më së shumti pjesa më e madhe e të lënduarve erdhën në këtë spital për të gjetur këtu kujdesin mjekësor, trajtimin mjekësor më të mirë”, tha Manastirliu.

Në Spitalin Universitar të Traumës, Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor dhe infermieror për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti.

Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit. 3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti. Në këto njësi akomoduese janë vaksinuar 900 qytetarë ndërkohë që 402 të sëmurëve kronikë u është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim. 1,700 fëmijë po marrin shërbim psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës sociale në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *