• |
ide | kryesore

Pas faljes publikisht, Jessica nuk ndihet e tradhëtuar

Paparazzi, Slider



Jessica Biel, sipas burimeve, nuk ndihet aspak e tradhtuar.

Javën e kaluar, The Sun publikoi foto dhe video të Justin Timberlake teksa shoqërohej me kolegen, Alisha Wainwright. Ajo i vuri dorën mbi gju në një moment dhe në një tjetër, dyshja shfaqet dorë për dore. Shkurtimisht pas publikimit, Alisha mohoi gjithçka. Ndërsa dje, Justin u prenoncuaetë. “Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua,” shkroi Timberlake. Më pas thotë se nuk gjykoi mirë, por thekson se “asgjë nuk ndodhi midis tyre”.

“Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që kam dashur gjithnjë të jem.”

Pas prononcimit të Justin, People publikoi një artikull, ku një burim pranë çiftit tregon si ndihet bashkëshortja e tij, Jessica Biel, në këto çaste. Burimi tha se Justin “kishte pirë vërtet shumë” dhe se “Jessica beson se ai s’e ka tradhtuar.” Burimi përfundoi me “ajo do t’i qëndrojë në krah.” Natyrisht, një ndjesë publike ka vlerën e saj, por puna e vërtetë, komunikimi dhe përparimi bëhet në shtëpi, larg syrit publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *