• |
ide | kryesore

Perez kërkon të largohet nga Liga e bën aleancë me FIFA-n, Ceferin tërbohet: “Plan i cmendur”

Sport



Në botën e futbollit kthehet idea e një Superlige që të mbledhë së bashku klubet më të mira Europiane, duke i dhënë një tronditje në fakt kampionateve kombëtarë në Itali, Francë, Spanjë, Angli e Gjermani. Këtë herë ka qenë radha e Florentino Perez që, sipas Neë York Times, është takuar me Gianni Infantino, numrin një të Fifa-s, pikërisht në këtë këndvështrim. Reagimi i Uefa-s ka ardhur përmes fjalëve të presidentit Ceferin: “Nëse është e vërtetë, plan i cmendur”.

Numri 1 i Real Madrid po mendon seriozisht të braktisë La Liga për të bindur më pas të gjithë klubet më prestigjoze në Serie A, Premier League, Bundesliga e Ligue 1 të bëjnë të njëjtën gjë. Objektivi? Të grumbullohen bashkë të gjithë këto skuadra në një kampionat të vetëm që do të zgjaste gjithë sezonin e do ti shtohej kampionateve kombëtarë – të dobësuar tani nga largimi i klubeve më të mira – e Kupave të Europës, ndaj të cilave e ashtuquajtura Superliga do të ishte një konkurente.

Superliga, objektivi 2024, do të ndahet në dy kategori me 20 skuadra secila, me rënie e ngjitje nga kategoria vetëm në këto dy divizione. Perez i ka premtuar klubeve dyfishimin e të ardhurave në krahasim me atë që aktualisht marrin nga kampionatet kombëtare.

“Lexova për këtë plan të cmendur. Nëse duhet ti besojmë asaj që thuhet, gjithcka nis nga një president i vetëm klubesh (jo pronar) e nga një administrator i vetëm futbolli. Do të jetë e vështirë të mendohet një skemë më egoiste se kjo. E qartë që do ta shkatërronte futbollin në të gjithë botën; për lojtarët, për tifozët e për këdo ka një lidhje me këtë sport. Gjithcka në favor të një grupi të vogël personash” ka qenë komenti i ashpër i Ceferin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *