• |
ide | kryesore

Përfundon debati mes Tristan-Khloe dhe Jordy Woods

Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian është gati të falë ish-partnerin Tristan Thompson dhe ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, pas tradhtisë.

Në Instagramin e saj ajo publikoi një status ku vinte në dukje se të gjithë jemi njerëz, të gjithë bëjmë gabime dhe të gjithë mund të ecim përpara dhe të rritemi.

“Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative ose urrejtëse ndaj ndokujt! Jeta është e shkurtër! Ne jemi të gjithë njerëz që përpiqemi ta kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë”, shkruante ajo.

“Kush jam unë për të dënuar ndokënd tjetër? Po, më lejohet të ndjehem e lënduar dhe me dhembje. Do të ishte e panatyrshme për mua të pretendoja sikur nuk jam. Personalisht, nuk dua të kem një zemër të urryer. Unë dëshiroj paqen në jetën time. Nëse do të ndjeja urrejtje do të më dëmtonte deri në fund”.

Khloe  dëshiron që ndjekësit e saj ta dinë se ajo synon të lërë pas gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën. Nuk ka asnjë arsye të merret me gjërat e kaluara, thotë ajo.

Kjo do të thotë se Khloe ka falje të mjaftueshme për të gjithë, përfshirë Thompson dhe Woods.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *