• |
ide | kryesore

Rama: Më 19 dhjetor të miratojmë ligjin e posaçëm për rindërtimin. Klauzolë për shpifjen në gjendjen e jashtëzakonshme

Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama ka kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë dhe komisioni i Ligjeve brenda datës 19 dhjetor ligjin e posaçëm për rindërtimin pas tërmetit të fortë që goditi vendin më 26 nëntor.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Rama tha se do të udhëtojë sot drejt Bratislavës për marrjen e Presidencës së OSBE-së dhe nesër do të jetë në Turqi për konferencën e organizuar nga Presidenti i Turqisë Erdogan me donatorët për Shqipërinë. Fillimisht ai kërkuar informacion për nevojat për çadra për qytetarët që janë ende të strehuara në to. Ministri Blendi Çuçi informoi se janë 7400 persona në çadra, nga këto rreth 30% kanë nevojë për zëvendësim.

Shqipëria merr presidencën e OSBE-së dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Pastaj nesër do shkoj në Stamboll në takimin e madh që ka organizuar presidenti me donatorë e biznesmenë, ndërkohë që po përgatitemi dhe për konferencën e donatorëve të rajonit verilindor. Unë i kam thënë besoj do kthehem me çadra me vete. Por të kemi parasysh organizimin e gjithë kësaj logjistike. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë tonë në vijim”, tha kreu i qeverisë.

Më tej ai u ndal tek ligji i posaçëm i rindërtimit të lagjeve për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti.

Së pari Ferhati në emër të komisionit të ligjeve, Etilda dhe Edlira nga kryeministria duhet të çojnë përpara procesin dhe të kenë draftin e ligjit të posaçëm për rindërtimin. E di që është koha e shkurtër. Por objektivit është që në datën 19 në seancën e fundit ne të çojmë ligjin e posaçëm për rindërtim me gjithë parametrat. Është shumë e rëndësishme që të kemi një ligj të posaçëm për rindërtimin. Mendoj që rindërtimin duhet ta koordinojë si agjenci Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, u shpreh Rama.

Një prej objektivave të artikuluara nga shefi i ekzekutivit ishte dhe një klauzolë e veçantë për ligjin e shpifjes në gjendjen e jashtëzakonshme, duke kërkuar ashpërsim të dënimit.

Mendoj që në këtë seancë duhet të përcaktojmë një klauzolë të veçantë në ligjin e antishpifjes që besoj do të hyjë në seancë në datën 19 më në fund për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë e superdënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam, janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shëprndarë se po bie spitali i Durrësit, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali. Spitali nuk kishte asgjë. Janë gjëra që duhet të dënohen fort”, deklaroi Rama.

7 Comments

  1. Une propozoj ti mbillim fare te gjitha mediat, tv, radiot, portalet dhe faqet e fb. Jane te gjitha kazan, per tu informuar mjafton ERTV.

    1. Epo ca ti besh, evropen e kansorosi ne pellembe te dores. Pse kujton se merkeli filloje te mbeshtes opoziten, qe te ruaje paqe dhe te vazhdoje te ecim. Kunton se ka interes me e fut ramen ne burg ?hahaha naiv dhe budallej ngelet.

  2. Ne qe jemi mbi 75 vjec dime si u shkaterrua Shkupi nga termeti , si u shkaterrua Gjermania nga lufta dyte boterore.
    Por dime si u rindertuan ne kohe rekord me borxhe pa borxhe borxhe te falura me vone plane Mareshakle etj.
    Kush i beri keto? Ajo qe ngre uje perpjete. AMERIKA E DAJE SAMIT.
    AMERIKA QE TALLTE ENVER HALEJA NE REVISTEN HOSTENI.
    Po tani . Ky lideri botmut u tall e shau e stershau ate qe ka zgjedhur Amerika ne krye. Edhe pse Sorroist ky gallof me mjeker cjapi qe del si i pervuajtur se i dhimbset populli ne emer te gjithe popuklit foli dhe ofendoi njeriun me te duqishem te globit.
    Kush eshte ky qe e ben kete. Ky qe kur i afrohet afer me ngerdhjeshje do ti terheqe vemebdje. E shikon me vemendje bga rrjeshti mbrapa. Por ama nuk kerkon falje. Falhe qe te ndikoje ne zbutjen e halleve te ketij populli. Cfare mun te flasesh per kete njeri???????????????? CFARE.

  3. Po nuk behet shteti me evgjiter.
    Se evgjiti kur behet mbret vret baben e vet. Po pse e vret?
    Se baba ia ka shtrire kabllin gjithe familjes dhe kete do te bej edhe i biri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu