• |
ide | kryesore

Shpërblimet e punonjësve për vitin e ri? Rama zbulon vendimin që ka marrë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme tha se qeveria nuk ka detyruar asnjë punonjës të japë para me detyrim për familjet në nevojë por se nuk do të ketë fond nga institucionet buxhetore apo jo buxhetore për shpërblime e darka e valle.

Edhe diçka që lidhet me vendimin që do kalojmë një ndryshim në vendimin nr. 929 për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë të ndryshuar. Është një vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë për vitin buxhetor për veprimtari social kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, punonjës. Refuzoj shpifjen tjetër që ne kemi detyruar gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se s’kemi lekë. Kjo është pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese. Të gjithë janë ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit. Askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore e vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle, përkundrazi duhet të organizoheni të gjithë që gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të kohës, të festave me njerëzit që janë atje, të shkojnë, t’i vizitojnë, të çojnë dhurata për Vitin e Ri për fëmijët”, deklaroi Rama.



8 Comments

  1. perderisa, ku gomar e budalla mendon se keto para per punonjesit e shtetit, kane qene per darka e valle…perse i ka dhene vitet e kaluara? Jepi leket njerezve o palle dhe shkurto parate e oligarkeve, ppp etj etj..o kerma e ketij vendi!

  2. Te paketen heshte o i trash ketet e kupeton dhe nje femi qe si Ke (detyruar) Po i dhane paret qe kishin per Te paguar qirat e bankat me qefin me te madhe

  3. Menyra me e mire per te eliminuar pasojat e termetit do ishte qe deputetet (ata qe kane dicka ne dore kuptohet) te nderprisnin vjedhjet per tre muaj dhe ne buxhet do mblidhej i gjithe fondi i nevojshem per te riparuar demet e termetit.

  4. Leket gjenden per te shperblyer pensionistet dhe administraten ne kete menyre : Le fryre administraten me militante te PS ,thuajse 40% me shume ,redukto administraten me keta militante injorant dhe leket mjaftojne . Por kryeM…. nuk i leverdis kjo e takson gjitha administraten per te shperblyer oligarket

  5. @mesuesi=shume e vertete gjithcka thua, pervec statistikes 40%. Ky shtet (nese quhet i tille) perbhet tashme nga 90% grate, motrat, robt, fisin dhe dashnoret e perversave mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *