• |
ide | kryesore

Skandali i Aubameyang: ikën nga ndeshja për të shkuar… në tualet

Sport



Momenti i Arsenal nuk është ai më i miri, por, dihet, nuk ka limit për të keqen. Kështu, ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes së Premier League, humbur më pas, kundër Brighton, është vështirë të gjejë precedentë. Pierre- Emerick Aubameyang ka braktisur fushën e lojës gjatë ndeshjes për një motiv të rëndësishëm. Duket, në fakt, se sulmuesi është vërsulur me shpejtësi për në tualet.

“Kur të shpëton, nuk mund të bësh asgjë tjetër”, ka thënë trajneri i ri i Gunners, Fredrik Ljungberg. Natyrisht kjo gjë tifozëve të Arsenal nuk i ka pëlqyer fare, duke parë edhe sjelljen e përgjithshme të skuadrës në këtë moment delikat, pas shkarkimit të Emery.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *