• |
ide | kryesore

Faktet e reja video/ Krimi i varrit masiv të Thumanës që po mbahet i fshehur

-Instant, Kryesore



Vendi ku humbën jetën pothuajse gjysma e viktimave të 26 nëntorit po rrethohet nga misteri i sekretit shtetëror. Për dy pallatet e Thumanës, askush nga organet kompetente nuk guxon që të japë përgjigje, nëse vërtet ato ishin shpallur të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit dhe banorët nuk duheshin lënë më të hynin aty. Askush nuk përgjigjet gjithashtu nëse ka pasur apo jo një kontroll teknik të mëparshëm që i nxirrte godinat të rrezikuara. Askush nuk di gjë nëse këto shkresa dhe ky informacion gjendet në zyrat e shtetit.

Dhe këto kërkesa të ligjshme, që i bëjnë gazetarë dhe opozitarë, bazohen tek një fakt. Se nëse autoritetet shtetërore ishin në djeni të faktit që pallatet e shembura të Thumanës, që morën 24 jetë njerëzish, ishin të pabanueshme, këtu kemi të bëjmë me një krim të mirfilltë shtetëror.

Lexo më tej:

Video që nxjerr bllof propagandën e Ramës me familjet e prekura nga tërmeti në Manzë

Fillimisht alarmin për këtë gjë e dha në ABC News ish drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi. Gjatë një interviste televizive, që ditën e parë të tragjedisë, ai lëshoi bombën: “Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar, madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale, por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme është Thumana. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve, pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish- drejtori i emergjencave civile.

Po ashtu edhe në intervistat e tyre të para edhe banorët e mbetur gjallë, pohuan me gjysëm zëri se godinat ku ata banonin ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shatorit. Ndërsa dy eksponentë të mazhorancës, zv kryeministri Braçe dhe kryebashkiaku Bushi dhanë para kamerave versione krejtësisht të ndryshme para kamerave (video e trete poshte).

Që nga ky moment, gazetarët filluan të interesohen për të kërkuar faktet, provat, nëse ka pasur ekspertizë apo jo, nëse përfundimi i saj i lejonte banorët të rifuteshin në apartamentet e tyre apo jo. Por më kot. Ky krim i prezumuar, ruhej me fanatizmin e sekretit më të lartë shtetëror.

Dhe kjo ka dalë hapur edhe në studio televizive. Për këtë është shumë sinjifikative të shikohet intervista e zv ministrit të ndërtimit Artan Shkreli në 2 dhjetor, pra një javë pasi s’kishte mbetur shqiptar pa marrë dijeni për ekzistencën e këtij varri masiv. I pyetur në emisionin “Open”, me një indiferencë makabre, Shkreli thotë se nuk ka asnjë informacion për dokumentacionin e pallateve ku humbën jetën 24 vetë. Por, shton ai, ky material është shumë kollaj i gjetshëm në institutin e ndërtimit dhe po ta kishte ditur që ai do i kërkohej ai do e kish marrë menjëherë (video poshtë). 

Sado që duket e çuditshme që shteti të mos ishte interesuar edhe një javë pas katastrofës se ç’kish ndodhur në Thumanë, përsëri kjo përgjigje mund të merrej si një lajthitje e zv ministrit.

Por rreth çerek ore më pas, me këmbënguljen për të mësuar përgjegjësinë e Thumanës, gazetarët insistuan përsëri nëse mund ta kishin edhe të nesërmen përgjigjen se a ishte bërë eksperitza për ato pallate dhe cili kishte qenë konkluzioni. Shkreli u përgjigj sërish duke dredhuar (video poshtë). 

Që nga ky debat kanë kaluar edhe pesë ditë dhe askush nuk e nxjerr të vërtetën që në prononcimin e parë të Shkrelit ishte shumë lehtë e aksesueshme.

Po të enjten në mbrëmje, në emisionin “Open”, sërish ministri Blendi Klosi dha përgjigjen se ai nuk kishte djeni se a kishte patur kontroll në pallatet e Thumanës pas tërmetit të 21 shtatorit.

Pas gjithë këtyre ngritjeve të supeve, ngurrimeve për t’u përgjigjur, hezitimit për të nxjerrë dokumente, dyshohet se nuk është thjeshtë indiferenca, sepse do ishte kriminale që edhe sot shteti të mos kishte të dhëna për vendin ku mbetën të groposur gjysma e 51 viktimave të tërmetit. Hipoteza më e besueshme është se aty kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Se ato pallate janë shpallur të pabanueshme, se aty nuk duheshin lënë më të hynin banorët, se askush nuk ka çarë kokën për ato jetë që u humbën.

Dhe heshtja e sotme, refuzimi për të dhënë informacion, vjen prej faktit se 24 nga të vdekurit ndoshta nuk janë viktima të një fatkeqësie natyrore, por të krimit njerëzor.

Pikërisht për këtë Partia Demokratike i është drejtuar me një letër (shiko poshtë) me pesë pyetje kreut të Komitetit të Emergjencave, Edi Ramës dhe kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Por ashtu si edhe paraardhësit, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje për këtë krim të prezumuar të shtetit, që mori jetët e 24 viktimave.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Foli salihu qe eshte i vetmi qe I ka shpallur te pa banueshme keto dy pallatet qe ne vitin2010 dhe nuk veproje asnjehere ky pusht,I vetmi vendim qe kane zyrat e shtetit eshte i salihut kryeminister,per kete shkullaku nuk flet dhe priti sa te dilte salihu qe dogji njerzit dhe femije ne gerdec ne fabriken e xenit dhe i mbylli gjygjet me Tom ndrecen etj del dhe thot I vrau shteti,po qeveria juaj i vrau pse nuk e zbatoje ate vendim qe more o pushti I skuthave

  2. Prap me Saliun mo, aq bir kurve paska cen ai mo sa dhe ne enderr ju del juve qe shkruani per Saliun mo, po me beni te kem shum respekt per ate burre mo .

  3. Shqiptaret duhet te hapin syte dhe te shohin se Rama eshte koka e gjarperit qe ka mbeshtjelle dhe shtrengon deri sa ta asfiksoje te ardhmen e ketij vendi. Ky gangster e meriton plumbin ne lule te ballit!
    Deri nje dite para termetit shkaterrimtar,ky maskara I lidhi ne qafe shqiptareve sa e sa vargonj PPP!!! Dhe cdo koncesion korruptiv e ka justifikuar me “argumentin” se shteti nuk ka para te ofroje sherbime!!!!
    Po sot?! Si eshte e mundur gjithevkjo gatishmeri per te rindertuar vendin e shkaterruar,edhe nese nuk ofrohet asnje ndihme?! Nga buruan parate?!
    Apo eshte rasti I arte per te pastruar paret e krimit?!….

  4. Per ty e kemi o spiro cdo e keqe ne keto 25 vjet fillojne dhe mbarojne te salih karaxhic berisha,termeti vrau 51 njerez Gerdeci 30 njerez per te tjerat je i zgjuar vete

  5. Le te themi qe pallatet me verte ishin shpallur te pabanueshme.
    Atehere cfare? I detyroi njeri ato njerezit te banonin atje? Mbi cbaze ligjore qeveria ndalon privatin te beje ate qe do?

    Lejini me kto budalluqe. Po pse ca osht shteti? Dado per bebe, apo kovalishence? Te rikthejme edhe keshillat e lagjeve dhe ta bojme si ne kohe te Dulles.

  6. Enveristët për çdo skandal që ka bërë qeveria e Ramës në këto 7 vite, kujtojnë se mund ta mbulojnë me “Saliun” që paskej “vrarë” në Gërdec apo në 21 janar.
    Harojnë se të dy këto ngjarje tragjike përsëri janë të lidhura me Ramën e me revanshin diktatorial komunist.
    Pas hetimeve intensive të ngjarjes së Gërdecit, rezultoi se ai u hodh në erë nga pakujdesia e një puntori që po soldonte jashtë fabrikës, ku nga babëzia e biznesmenit Delijorgji për të fituar para, mik i Ramës, ishin neglizhuar masat e sigurisë.
    Harojnë enveristët gjithashtu se përse qeveria Berisha nisi demontimin e armëve që kishte grumbulluar diktaori paranoiak Enver Hoxha me kërkesën e NATO-s.
    Në shumë qendra të banuara me mijra shqiptarë, ishin grumbulluar armatime të vjetra që nga lufta e parë botërore, në depo që ishin një rrezik permanent për të krijuar me dhjetra Gërdecër të tjerë.
    Tashmë është vërtetuar se edhe 4 viktimat e 21 janarit janë të lidhura me emrin e Ramës.
    A nuk e bëri Rama kryetar bashkie gardistin që hapi zjarr kundër demostruesve, çuditërisht kur policia e kishte shpërndarë turmën e dhunëshme të huliganëve ?
    Përse Rama, ndryshe nga Basha që drejtoi dhjetëra demostrata të fuqishme paqësore kundër qeverië së korruptuar, ishte i pranishëm vetë përballë kryeministrisë, e ai në 21 janar ishte fshehur vetë si burracak diku nga fundi i bulevardit ?
    Tërmeti vërtetë është një fenomen i natyrës që erdhi befasisht nga nëntoka, por a do të kisht bërë ai aq dëme e të kishte lënë aq viktima sikur Durrësin të mos ta kishte drejtuar “akullorja” Gjushi apo Tiranën “mister 20 përqindëshi” , që të dy për 12 vjet rrjesht, apo edhe kryetari i bashkisë së Krujës me të kaluar të dyshimtë ?Japonia është një nga vemdet më të rrezikuara nga ana sizmike e megjithate në qytetet e saj ka godina shumëkatëshe që i kanë rezistuar tërmeteve të fuqishme.
    Përse ?
    Sepse ato ndërtime janë bërë duke respektuar parametra të mbrojtjes sizmike, e veç kësaj ky vend ka një ushtri të tërë të specializuar me mjete moderne për të sanuar dëmet e tërmeteve.
    Është kullomania e Ramës që i ka bërë qytetet shqiptare gjithmonë e më të rrezikuara nga tërmetet e më keq akoma që nuk ka investuar asgjë për mbrojtjen e qytetarëve në raste emergjencash. ndonëse e di mirë që Shqipëria është një vend i rrezikuar, si nga tërmetet ashtu edhe nga përmbyrjet.

  7. Dy pallatet e Thumanes moren 24 jete njerezish pothuajse aq sa moren dhjetra objekte ne Durres, kjo e ben te qarte panoramen dhe nxjerr ne drite te diellit pergjegjesine e strukturave shtetrore te cilat ashtu si jane angazhuar per ti ardhur ne ndihme te demtuareve nga teemeti , ashtu duhet te vepronin edhe per parandalimin e shembjes se dy pallatave ne Thumane. Pikerisht mosveprimet dhe veprimet duhet te hetohen me objektivitet dhe pergjegjesi dhe sejcili te marre çfare meriton.

  8. O byroisti I leksioneve ne mbrojtje te salihut qe dogji te gjall nje fshat dhe gra e femije ti me fjalet e salihut e quan aksident o rrotKari,pse nuk i largoje ky salih me 2010 kur mori dhe vendimin,por ti je gati gjithmone qe motren dhe gruan ta qijne shpellkaret vetem salihu nuk duhet share per ato qe I beri ketij kombi

  9. Titulli me brendine e shkrimit me ben qe te shkoj e shkarkohem ne hale dhe ta u ruaj ta hane pronaret e pordhalit

  10. Sharesit me pagese ne rrjesht per 1 per te mbrojtur si gjithmone monstren e surrelit, drogaxhi Ramen!!! Si gjithmone duke perdorur te njejtat argumente bajate prej injorances qe i karakterizon!! Nje pyetje or trima, a ka patur nje dokument per pallatin qe u shemb ne Thumane? Nese Po le ta nxjerrin…

  11. Z Cela Kryeprokurori te beje punen. Nqs sfunksionon as ky rast atehere ska as reforme drejtesi as spak asgje. Thjesht mashtrim i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *