• |
ide | kryesore

Sulmuesi i Lazios shënon më shumë se CR7, Dybala e Higuain së bashku

Sport

Lazio-Juventus është sfida e shumë përplasjeve, që kalon përmes miklimit në merkato por edhe shumë shitjeve të dhimbshme, që ndonjëherë kanë përfunduar edhe me pendesë. Mes bardhekaltërve ka nga ata që kanë qenë bardhezi për një kohë të gjatë, por pa arritur të bëhen kurrë kalorësit e Zonjës, si Ciro Immobile, e ka nga ata që kanë qenë vetëm me dëshirë, si Sergej Milinkovic, i përfolur në shumë raste në merkato, por asnjëherë i blerë, për cështje cmimi apo mundësie.

Immobile ka qenë tek Juventus kur ishte fëmijë: në Torino ka fituar dy herë Turneun e Viareggio e debutoi në Serie A, Zonja e mbajti gjatë nën kontroll duke e cuar në huazim në disa skuadra, pa besuar asnjëherë vërtetë tek ai. Ciro u bë i madh tek Lazio, ku i mori një Superkupë pikërisht Juventus e një Kupë Italie, duke fituar edhe titullin e golashënuesve në A. Për më tepër sulmuesi po bën një sezon të jashtëzakonshëm: 17 gola në kampionat, shumë larg i dyti në renditje, Lukaku (10), më shumë edhe se shuma e golave të Cristiano Ronaldo (6), Dybala (4) e Higuain (4) të marrë së bashku.

Immobile i ka shënuar 5 herë Juventus, nga të cilat 4 me fanellën e Lazio: dy dygolësha, shumë të rëndësishëm, në fitoren bardhekaltër në Stadium në 2017 e në Superkupë. E nesër mbrëma në Olimpico do të kërkojë ta bëjë Juventus të pendohet edhe njëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu