• |
ide | kryesore

Të vdekurit nuk mund të kthehen në pikë sondazhesh për Ramën

-Instant, 2, Ide



Edi Rama po e shfrytëzon tërmetin njësoj si Erdogani grushtin e shtetit: si një “dhuratë nga Allahu”. Kjo jo për faktin se kryeministri ka filluar të shfaqet me tespie në dorë dhe të citojë në Facebook vargje nga Kurani, por se ai po përpiqet me çdo kusht të rrisë pushtetin e tij personal. Të mërkurën në mbrëmje ai u shfaq në “Porta a Pora”, në Rai Uno, për të thënë se ku do të ndërtoheshin lagjet e reja për të pastrehët, që nga Kombinati e deri tek Autotraktorët, se si do të qe përbërja socio- ekonomike e banorëve të ardhshëm e madje edhe se cilët do të qenë emrat e projektuesve që do t’i konceptonin ato.

Pak a shumë në të njëjtën kohë, ai refuzoi me neveri një propozim të opozitës dhe të ekspertëve të ekonomisë që shihnin si një nga rrugët për të përballuar koston e rindërtimit, pas katastrofës, anullimin apo shtyrjen në kohë të një pjese të koncesioneve të dhëna për oligarkët pranë pushtetit.

Po t’i shohësh veç e veç, këto vendime dëshmojnë për një delir të pamatë autokratik. Ato tregojnë për mospërfillje të asnjë mendimi apo propozimi alternativ, apo të asnjë vendimarrjeje kolegjiale.

Përshembull, përpara se të flitet për lagje që do të jenë avangardë edhe për një shekull, për projekte nga ato me të cilat kryeministri u mburret darkave miqve të tij oligarkë, për habitate të përziera, ku do të bashkjetojnë të prekurit nga dridhjet e 26 nëntorit me tinejxhërat e start Up-eve që do të ngrihen, a nuk do të qe mirë të merrej në konsideratë një propozim i shoqatës së ndërtuesve? A nuk do të ishte më racionale që shteti të blente fillimisht rreth 2500 apartamentet e pashitura deri më tani për të strehuar aty të mbeturit pa shtëpi? A nuk do të qe më ekonomike që banorët të strehoheshim menjëherë, pa kosto hotelerie, ushqimi, shërbimi, në pritje të projekteve grandomane që do duhen më së paku dy- tre vite që të përfundojnë? Pse Rama vendos vetë personalisht me Boerin apo Casamontin, pa marrë asnjë mendim alternativ?

Lexo më tej:

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Të njëjtat dilema mund të ngrihen edhe ndaj refuzimit për të prekur PPP apo koncesionet. Duke lënë për një çast mënjënë debatin për korrupsionin apo mbajtjen e pushtetit përmes tyre, ajo që nuk kuptohet është se si një njeri i vetëm vendos se çfarë do të preket dhe çfarë jo, ende pa ditur koston përfundimtare të dëmeve dhe paratë e mbledhura për t’i përballuar ato? Ndërsa në janar qeveria shqiptare pret një konferencë të madhe donatorësh, a nuk do të qe përshembull atëherë momenti kur Rama të shpallte se i kishte siguaruar të gjitha paratë që i duheshin dhe nuk kishte nevojë të ngacmonte as rrugën 300 milionëshe të Milotit, as sterilizimin dhe as Check Up-in?

Por, jo, ai flet që tani me arrogancën dhe vetbesimin idiot të atij që merr vendime pa njohur të dhënat.

Pikërisht ky lloj voluntarizmi autokratik, ishte ai që rezultoi i dështuar në 26 nëntor. Pas gjashtë vitesh shpenzimesh maramendëse për të bërë makiazhin e qendrave të qyteteve, për të thelluar borxhin në emër të mbajtjes me punë të oligarkëve, në ditën e tragjedisë rezultuam të ishim shteti ku xhenjerët gërmonin me duar në gërmadha, ku qentë duhet të vinin nga Kosova, ku s’ekzistonin mjetet e kërkim shpëtimit, ku Durrësi nuk kishte as pajisje për të matur amplitudën e tërmetit dhe ku munguan aq para sa për të zhvendosur nga pallatet e Thumanës 24 viktimat e ardhshme, që i braktisëm mbi një varr të hapur (lexo shkrimin poshtë).

Skandali/ Krimi i varrit masiv të Thumanës që po mbahet i fshehur

Dhe në vend që kjo katastrofë të shërbente për të zënë mend nga dështimi i shtetit piramidë, që i nënshtrohet vullnetit të njëshit, ajo, në të kundërt, po përdoret për ta shumfishuar pushtetin e tij.

Ashtu sikurse ka pushtuar ekranet, ashtu sikurse po kërcënon mediat e pavarura, ashtu sikurse po përdhos publikisht Erion Veliajn, ashtu sikurse po xhiron video ku shfaqet si aktor, ashtu si po fryn në mënyrë makabre historinë e trishtë të të birit, po me të njëjtën mënyrë delirante dhe autoritare Edi Rama po sillet edhe me vendimet që i përkasin së ardhmes.

Ai ka vetëm një obsesion. Ta shfrytëzojë tragjedinë me 51 të vdekur vetëm për të kontrolluar gjithçka dhe për të rritur pikët personale në sondazhe. Në emër të këtij deliri, sot s’po konsultohet me njeri, sot po flet për projekte grandomane, sot po forcon mitin e paprekshmërisë së nja dhjetë oligarkëve. Dhe pikërisht për këtë ai është tani dyfish më i rrezikshëm. Pasi 26 nëntori na tregoi se piktori nuk e bën dot edhe zjarrfiksin, se shteti estetik prej letre që ngriti në gjashtë vite, rezultoi një kështjellë rëre në ditën që na duhej. Ndaj dhe po vazhduam në të njëjtën rrugë, do të jemi edhe më zbuluar nëse natyra vendos të “hakmerret” sërisht.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Jua kemi thene disa here Bushat – bejini stop publikimit te videove dhe fotove te ketij maskarai!
    Lajmin fjala vjen mund ta botoni, psh. : “Rama sot beri nje foto me nje qen, ngriti nje femije ne ajer dhe i bertiti çerrit te radhes qe kishte ne krah, por nuk po publikojme foto e video sepse jane pamje te renda qe demtojne ate qe i shikon dhe mbase edhe perhapin panik….”

    Pastaj mos u ankoni se ‘ka zaptuar median’

  2. Rama e ka humbur 100 here shansin per te bere ndonje gje te mire. Tiranen e mori te lire si Durresi pas termetit dhe c’beri? Katastrofe urbane. Eshte krim t’i besosh me ketij robi planifikime urbane qytetesh apo lagjesh. Tani duhet opozite e forte qe kampet e perqendrimit te delirit te Edi Rames te mos behen kurre realitet. Turp!

  3. Gjithe jeten te vdekurit kane qene pike referimi per udheheqesit.Ne baze te vrareve ne lufterat boterore u moren reperacionet dhe ndihmat ndersa udheheqesit bertisnin per popullin e vrare.Keshu Curcilli,Stalini,Rosvelti apo De goli nuk benin sondazhe por kerkonin mbeshtetje nga te gjithe.Ne baze te numrit te te vdekurve vleresohet dhe situata dhe kjo duam ose jo eshte nje reklame per qeverine nqs i kryen si duhet detyrat.Rama nuk eshte i zoti ta menaxhoje situaten per shume aresye,per eksperincen,per formimin qe ka,per specialistet qe e rrethojne etj.etj.Gjithmone Rama e fillon me fjalime koti,premton shume dhe ne fund asgje.Por situata i ka ngelur ne dere dhe kjo eshte shume e rrezikshme per dy anet: per popullin dhe per qeverine qe do ta ktheje kete fatkeqesi ne fitore.Nuk kam pare ndonje qeveri ne bote qe mos te jete afersisht njelloj ne rastet emergjente.

  4. Andi,nese gjyshja ka ende kujtese pyete si ka qene fashizmi..
    Jam i bindur se do te pershkruaje situaten e sotme..veçse Rames i duhet nje Lufte…
    Termeti,me pesedhjete e nje te vdekur dhe mijera te plagosur e te pastrehe mund te plotesoje nje pjese te kuadrit….Duces te Rilindur do ti nevojiten viktima te tjera…per te mbajtur pushtetin!
    A nuk pat thene vete ai qe nuk kishim pare gje akoma?

  5. Eshte fatkeqesi per Shqiptaret, qe 30-vjet pas diktatures moniste, nuk ndertuan dot Demokracine e Vertete.
    Partite politike shqiptare jane produkt direkt i PPSH-se, por edhe i bijeve studente dhe pedagoge te PPSH-se.
    Drejtuesit Kryesore te partive politike shqiptare, pavaresisht sigles, moshes, potureve, kane mentalitet monist.

  6. Kryeministri aktual,
    – Nuk ka qene kurre as familjarisht, as personalisht fukara, politika e tij oligarkike perbuz ne thelb fukarenjte.
    – Nuk ka qene kurre as piktor ekselent, as sportist ekselent, mban larg me te aftit, e formon kabinete servilesh.
    – “Kulturen” e monizmit, Edi Rama kujton se e mbulon me zhgarravina, poture, atlete e kravata shumengjyreshe.

  7. Injorojeni kete monster , sa me pak te flitet per te aq me mire per ne . Injorojeni kete kuçeder te pushtetit dhe parase sepse sa me shume te flitet per te (sikur edhe per keq) aq me shume ai e perdor per te miren e tij .
    Ky kerkon te jete gjithmone ne qender te vemendjese . Duke ditur se eshte nje manipulator dhe propagandues ekselent dhe aq me teper duke ditur qe ka nje ushtri te stermadhe te punesuarish ne shtet qe punojne 24 ore ne 24 vetem per te bere propagenden e tij atehere aq me shume i rrezikshem behe kjo monster . Injorojeni kete lubi’ te parase dhe pushtetit .
    z.Basha beji ato te shkreta ndryshime ne kod zgjedhor , kushtetues dhe partiak se na hoqe trurin te gjitheve . A e kupton qe koha e kesaj monstre me emrin Edi Rama ka perfunduar ? A e kupron qe qytetaret tashme kerkojne vetem dinjitet dhe drejtesi ?A e kupton se tashme me ato ndryshime rrenjesore , ju dhe opozita jeni fitues ?
    z.Basha . lesho pushtet qe te te japim pushtet .

  8. Ore investigoni njehere se mos provokoi termet artificial aty te kepi i rodonit se duket sikur shpresa e vetme te shtyje dhe ca paska qene termeti. Ishte bere meit para termetit. Bente si i semure per vdekje qe te ngjallte meshire per polls. Befas nga i verdhe eshte bere i kuq.. ka shprese qe do mbledhe para aq sa te laje dhe termetin dhe Becchetin. E shoqja e keshilloi te perdore fene , myslimanet, fondacionet bamirese. E shoqja qndron pas gjithe ideve te shplara te koheve te fundit. Veline e kane shmangur se nuk ia kane besen atij kur vjen puna te mbledhja e parave. Po nuk e kane pritur qe askush nuk i con leket te buxheti i zbrazur. Ka deshtuar ne cdo drejtim. Po ky vend keshtu i mban deri sa i terheq zvarre pastaj. Rrofte erdogani qe bashke me shtepite do na ndertoje xhami te tjera. Do na marre arsimin. Do na sjelle elvis nacin ne krye se Naci per kete u perdor , aa per te joshur erdoganin. Ndyresi me te madhe se Edi Rama , nuk kish pare ky vend . I dha shqelmin e fundit ketij vendi.

    1. KU E KE JORGON OJ ZEQINE? O LARAMAN NUK ESHTE FEJA QE E DEMTOJ KETE VEND POR NJEREZ SI JU QE E DRIDHNI SI KURVAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *