• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Rama ‘miraton’ një kërkesë të Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Tërmeti i fuqishëm dhe demet që shkaktoi duket se kanë vënë në një linjë Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Prej disa ditësh Basha në zhvilluar takime në zonat e prekura nga tërmeti, dhe kryesisht propozimi i tij në fshatra ka qenë që të bëhet sa më shpejt vlerësimi i dëmit dhe t’u jepen paratë në dorë banorëve që të fillojnë rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara.

Basha jo në pak raste ka thënë se do këmbëngulë që ky propozim i tij të miratohet sa më parë.

Do insistojmë të vijnë njerëzit të vlerësojnë banesat, se pas vlerësimit të banesave vjen vlerësimi i dëmit. E treta do insistojmë që dëmi të vij dhe ta dëmshpërblejnë financiarisht. T’i japin çdo familje lekët në dorë që të rindërtojnë shtëpinë. E rëndësishme është që të vijnë të vlerësojnë për njëherë dëmin edhe t’ju sjellin lekët që të rregulloni shtëpitë. Ku është propozimi ynë”, ka thënë Basha gjatë takimeve.

Ndërkohë që sot kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se banorëve të prekur nga tërmeti, që janë me banim në fshat, do programohet t’u jepet në dorën rreth 20 milion lekë të vjetra në mënyrë që të bëjnë rindërtimin e shtëpive.

“Te bëjmë gati planin për shtëpitë individuale, për pallatet 100% është barra e qeverisë dhe kompanitë të mëdha, për ato individuale duhet bërë harta e veprimit që të ndajmë me organizatat solidare, që tu japim hartën zonën, numrin që procesi të nisë.

Familje në fshat që duan të rindërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, faktikisht me një financim në 20 mln lekë të vjetra mesatarisht ata janë gati që ta bëjnë vetë se fitojnë kohë dhe nuk presin që të vijë dikush, por kuptohet me supervizionim që të garantojë gjithë parametrat”- tha Rama.

4 Comments

  1. O çorape kuq ,ate bejn politik dhe tallin trapin me kte milet rreckaman ,dhe jan pasuruar ne kurriz te shqipetarve te gjith pa perjashtim! Ti dhe disa te tjere vazhdoni beni tifozin akoma pas 30 viteve

  2. O lylo, po nonji fakir a do futesh te ajo vila me pishine? Bosh e ke. Grun e kalamojt i ke cu ne hollande.
    Po te ai pallati me katin shtese qe ia miratove vetes? Edhe ate e ke bosh. A do futesh nonji fakir atje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu