• |
ide | kryesore

Tërmeti, Universiteti i Tiranës fillon mësimin në 10 dhjetor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rektori i Universitetit të Tiranës ka lëshuar një urdhër të brendshëm lidhur me procesit të rifillimit të procesit mësimor pas pezullimit të bërë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në shkresë thuhet se mësimi për të gjithë studentët e UT-së do të nisë më 10 dhjetor, pas marrjes së shkresës për sigurinë teknike në ambientet e UT.

Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të UT, rektori Koni i ka nisur edhe një kërkesë njësive kryesore të universitetit përsa i përket zëvëndësimit të orëve të humbura të mësimit.

“Drejtuesit e njësive kryesore të UT, të paraqesin propozime konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësim, për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019,”-shkruhet ndër të tjera në letër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *