• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spektakli i Ramës me Ronaldon për fëmijët e pastrehë të mbijetuar nga tërmeti

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër provë të përdorimit të fëmijëve për spektakël politik. Për fat të keq Aureli dhe Alesio nga Thumana janë përdorur nga i pari i qeverisë shqiptare për të treguar se ai ka “shkopin magjik” për të realizuar çdo dëshirë.

Dy fëmijët e vegjël Rama i vizitoi në spital pak ditë më parë dhe u premtoi se do tu bënte të mundur takimin me Ronaldon dhe Donnarumma. Dhe sa hap e mbyll sytë ata u gjendën në Itali duke takuar yjet e futbollit botëror që i kishin parë vetëm në TV. Sigurisht që një kryeministër nuk e ka të vështirë të lëvizë levat e duhura për të mbajtur një premtim të tillë.

Por problemi nuk është këtu. Sigurisht që ata fëmijë nuk do t’i harrojnë ato pak minuta të takimit me Ronaldon dhe Bufon, por tmerri i 26 nëntorit është një plagë që zor të mbyllet lehtë. Ata fëmijë janë sot të pastrehë ndërsa njëri prej tyre ka humbur babain dhe motrën ndërsa nëna është në spital.

Pas kthimit nga Italia, bluzat e yjeve të Juventusit do t’i varin në shtëpitë e të afërmve të tyre apo më keq në hotelet që ofron qeveria. Këto janë problemet e vërteta për të cilat duhet të shqetësohet kryeministri i një vendi në gjendje të jashtëzakonshme nga një fatkeqësi natyrore. Por Rama ka në plan të parë spektaklin edhe pse mund t’ua kishte realizuar dëshirat 2 fëmijëve pa kaq shumë publicitet. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Ska gje mos e rruni karin. Pse habiteni njehere ? Ka 7 vjet qe e bene. Edhe e kemi ngritur zerin qe ne fillim. Pse kaq keq ju ? Te fala nga evropa parimtare.

    1. Nje kryeminister i denj per vendin ton duhet te ishte z. SHullaku. Ai eshte nje njeri me vlera dhe i kulluar nga cdo aspekt.
      Po ce do qe ai do ngelet nje gazetaruc port-halesh. Ah mo rama…. Ti kryeminster, kurse SHullaku gazekar. Eshte e padrejt kjo bot.

    2. Po sikur femijet e kerkuan vete kur ishin ne spital per ti takuar.Kryeministri thjeshte u plotesoi deshiren.Nuk me intereson show apo jo

  2. Sa mire! Neser femijet e vegjel do te hane bluzat e lojtareve te Juves per darke dhe do te flene mbi fanella ngrohte-ngrohte
    Do shohin endrra me gjelle pasanikesh

  3. Mire mo, ay i meparshmi si nuk bente keshtu gjerash?
    Mos valle mendonte per te miren e popullit nga mengjesi deri ne darke, aq sa nuk i vinte mendja fare te bente PR?

    1. SIPAS KETIJ QE KA SHKRUAR KETE ARTIKULL. KETA FEMIJ NUK DUHET ME TE BUZQESHIN. POR VETEM DUHET TE QAJNE ME OIIII. O ZOT CA DO LEXOJM AKOMA.

  4. Show i flliqur mediatik i qeverise vazhdon bashke me sajesen se femijet na i paskane hedhur nga kati i trete per ti shpetuar. Nje nga ata femije te rritur para kohe e kam pare te sillet si garip lagjeje andej nga astiri. Ndersa ky palla i gjate na eshte be bajat duke shetit neper itali sa here i do qefi me leket e taksapaguesve. Tall trapin duke pozuar me ronaldon a thua ti republike bananesh shqiperia dhe ia zgjidhi situaten nje injorat pashkolle si ronaldo apo bufon.

  5. Media kellira . Qeveritar kellira. Deputet kellira. ……. kellire dhe vetem kellire me ne krye kryakelliren.

  6. Eshte faji i prinderve injorante qe lejon nje plehre si Rama te perdori femijet e tyre per kete show te felliqur.

  7. Po pse ate kishin endrren e jetes?! Endrren per jeten mund te kene dhe qe jetojne. Nje karagjoz si ky vetem Saliun ka shok. Jep dhe imazhin e njeriut te palare, na nxori bojen. Java e tete, xhupi non stop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *