• |
ide | kryesore

Zjarri në qendrën sportive të Flamengo: klubi duhet ti paguajë cdo muaj familjet e 10 viktimave

Sport, Video



Flamengo duhet të dëmshpërblejë familjet e 13 futbollistëve të rinj që u përfshinë në 9 shkurtin e kaluar në një zjarr vdekjeprurës në Qendrën Sportive të Vargem Grande, në perëndim të Rio de Janeiro: viktimat ishin 10, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Vendimi është i Gjykatës së Drejtësisë në Shtetin e Rios, që ka fiksuar 10 mijë reais në muaj (rreth 2.150 euro) shumën e dëmshpërblimit. Djemtë u kapën në gjumë, pak pas orës 5 së mëngjesit, nga një qark i shkurtër në sistemin e kondicionimit të një nga dhomat e parafabrikatit të vjetër ku strehoheshin, në pritje të transferimit në një strukturë më moderne.

Zjarri shkatërrimtar në qendrën e Rios, Ninho do Urubu, ku stërvitet Flamengo shkaktoi 10 viktima dhe shumë të plagosur, të gjithë mes moshës 14 e 17 vjec.

Ky dëmshpërblim do të shërbejë si mbështetje priovizore për familjet e viktimave, në pritje të vendimit përfundimtar që do të fiksojë në rrugë zyrtare shumën e gjobës: nëse do të provohet përgjegjësia e Flamengo, klubi – dy javë më parë i kurorëzuar kampion i Amerikës së Jugut pas fitores ndaj River Plate në finalen e Libertadores – duhet të paguajë edhe 1.000 reais (215 euro) në ditë për cdo një nga viktimat. Shoqëria kuqezi, që ka mundësinë të bëjë ankimim në apel, nuk e ka komunikuar ende vendimin.

https://www.youtube.com/watch?v=26dSQeCf-Ck



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *