• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Korçë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një person ka humbur jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i fshatit Rrëmbec, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe raportohet se automjeti ka zënë poshtë drejtuesin, e për pasojë ky i fundit ka humbur jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë mësohet se vitkima është Mikel Bode, 37-vjeç.

Nuk dhen ende shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *