• |
ide | kryesore

Anthony Joshua rimerr titujt në peshat e rënda: “Jam mësuar të hedh djem përtokë”

F1, Sport



Hakmarrje e përfunduar: Anthony Joshua triumfon në shkretëtirë duke mposhtur Andy Ruiz Jr me vendim unanim! Gjyqtarët kanë dhënë vendimin 118-110, 118-110 dhe 119-109 në favor të anglezit, që pasi humbi surprizisht në ndeshjen e parë, nuk zhgënjen pritshmëritë në rematch.

Joshua e dominoi krejt takimin, duke e gjakosur në vetull shumë shpejt meksikano-amerikanin që nuk mundi ti përgjigjej forcës së britanikut, por mundi vetëm të rezistonte për 12 raunde, duke e përfunduar dualin në këmbë: “Para së gjithasht, dua të falenderoj Zotin. Dua të them, ishte e bukur herën e parë dhe mu desh ta bëja dy herë. Një njeri si unë nuk kërkon justifikime, jam mësuar të hedh djem përtokë. I thashë vetes se do të korigjoja veten. Shkenca e dashur e këtij sporti është të godasësh pa të kapur. Jam i uritur dhe i përulur njëkohësisht. Faleminderit Andrew Ruiz dhe familjes së tij” përfundoi kampioni i ri i botës.

Një performancë e jashtëzakonshme e disiplinuar nga Joshua, që mbajti në distancë kundërshtarin dhe shumë rrallë u shqetësua nga Ruiz. Britaniku, sic u pa që në peshim ku rezultoi 21 kg më pak se rivali, kishte zgjedhur zhdërvjelltësinë dhe shpejtësinë përballë fuqisë. E pikërisht me lehtësinë e vallëzimit të këmbëve arriti të fitonte ndeshjen e të rimerrte titujt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *