• |
ide | kryesore

Anullimi i koncesionit 300 milionë/Kush gënjeu Rama apo Braçe?

-Instant, Kryesore, Lajme

Qeveria është futur në një rrugë pa krye për mënyrën se si do të përballojë kostot e shkaktuara nga katastrofa e 26 nëntorit. Nëse ka një shembull të qartë që e tregon këtë është fati i koncesionit të rrugës Milot – Ballderen.

Fillimisht kur opozita e propozoi atë si një nga projektet e koncesioneve që duheshin stopuar, pasi shifra prej 300 milionë eurosh mund të përbënte më shumë se gjysmën e asj që do të duhej për rindërtimin pas tërmetit, Rama e hodhi poshtë këtë ide me arsyetimin se nuk do ndërpriteshin idetë e zhvillimit duke i marrë njërës pjesë të popullsisë për ti dhënë tjetrës.


Lexo me tej:

Koncesionet e oligarkëve/ Ku doli Rama bllof me fondet për tërmetin

Por dy ditë më pas, zëvendësi i tij Erion Braçe doli të thotë me leje se projekti ku shpenzohen shuma marramendëse për vetëm 17 kilometra, nuk do të bëhet.

Qëndrimi i zëvendësit të shkurtër të shefit të gjatë ishte edhe për të ruajtur krenarinë e mos zbythjes së kryeministrit edhe për të kursyer ato 300 milionë. Pikërisht për këtë ai u kujdes të theksojë se qeveria nuk po tërhiqet pas propozimit të opozitës, por se  ajo e ka bërë të ditur këtë që para një muaji: “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. 

Por pa theksuar se si ka ndodhur kjo para një muaji dhe si këtë vendim të madh nuk e paska marrë vesh njeri zv kryeministri shpalli verdiktin.

Por me të njëjtën mënyrë si Braçe nxorri bllof Ramën ai u nxorr bllof nga kompania ANK që ka fitiuar në mënyrë tejet të dyshimtë koncesionin.

I pyetur nga BIRN, drejtori i saj Ndue Kola tha se jo që nuk ishte njoftuar prej në muaji, por se vetëm të shtunën në mëngjes kishte dëgjuar për ato që pati deklaruar zv kryeministri të premten:“Unë jam duke aplikuar për kredi. Kontrata ka hyrë në fuqi më 4 tetor dhe unë kam afat deri në 4 tetorin e ardhshëm për fillimin e zbatimit,” tha Kola në një bisedë telefonike me BIRN.

Përpos opozitës edhe shumë ekonomistë kanë sugjeruar anullimin e konsesioneve si të vetmen rrugë për të shkurtuar shpenzimet delirante të buxhetit të rilindjes për të përfituar fonde për rindërtimin. Jo më larg se një ditë më parë, revista Monitor shpalosi një përmbledhje të gjatë me të gjitha dritë hijet e koncesionit të dyshimtë (lexo linkun poshtë) ku autostrada me distancë 17 kilometra, e cila lidh kryqëzimin e Milotit me fshatin Balldre në veri të Lezhës ka një kosto prej afro 32 miliardë lekësh.

Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro

Por pas katastrofës së natyrës në 26 nëtor qeveria ka edhe nevojë urgjente për para nga njëra anë edhe nga ana tjetër do të ruajë me kokfortësi se ka pasur të drejtë me projektet e saj faraonike. Prandaj Rama nxorri Braçen të gënjejë sikur e kanë anulluar më parë koncesionin e Milot -Balldre dhe jo sikur këtë po e bëjnë tani që janë të detyruar të paranojnë se qëndrimet kritike ndaj tij kanë qenë të drejta.  

©Lapsi.al

 

10 Comments

  1. I detyruar . Ju ka gjete si puna e asaj shtses djathit qe ishte keshtu.
    Nenai jep x leke djalit dhe i thote shko e blij 1 kg djathe. Shkon djali ne dyqan dhe i dhote shitses me jep 1 kg djathe. Shitsja merr leket dhe i thote do te jap djathin po e gjete ku e kam p….. para a pas. Djali tha pa u menduar para. Shitsja si ustalleshe qe ishte u perkul ngriti fustanin dhe na doli se e kishte pas.
    Iku pa djath. Neser prap e njejta histori dhe e njejta pyetje tani djali e dinte qe e kishte pas.
    Po ustalleshe ngriti fustanin dhe doli we e kishte para. Pra leket iken djath ska. Kur i tha nena shko e blij djath djali u pergjigj : pa i zene vend p….. shitses nuk shkoj me. Ju kur do ju zej vend?????

  2. STUDENT i ke rene pikes,kisha shume pa e degjuar kete punen e shiteses por kjo vazhdon…nje dite shitsja i tha se e kam para por djathi u mbarua dhe dali i shkrete shkoi tek e ema dhe i tha: tani e gjeta une pozicionin ,djathi mbaroi..ska gje -i tha e ema shko e bli gjize por mos e pyet me se cfare pozicioni e ke sepse ka rrezik te na lesh dhe pa gjize.

  3. Po ato italianet mafioz te Serenisimes qe bashke me Lsi – ne zhvaten 30 milion euro per by pasin e Fierit ?
    Pse nuk del kjo Balluku te na sqaroj pse po bllokohet ndertimi i rrugeve

  4. NUK ka te mbaruau/ rradha per te bluar.Koka e hjadutit ,koka e mafies dhe e xhambazit eshte Meta.Nuk ka patur dhe nuk do te kete kurre ne shqiperi me hajdut se familja Meta.

  5. Ja dhe pronari e thote qe po aplikoj per kredi,kredine nuk ja japin se nuk ploteson dot kushtet e bankes dhe tenderi anulohet,do merzitet pak ndue kola miku i familjes berisha por kur te vij lulzimja,po erdhi,e fiton prap nje tender tjeter

  6. Miqte e mi te Lapsit. Pse nuk e beni nje xhiro me makine paradite deri ne milot (40min larg pa trafik) dhe te shikoni qe kemi tabele punimesh dhe puna vazhdon. Pastaj sbehet kaq stermunduese te merret vesh kush moterqir genjen e kush jo. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu