• |
ide | kryesore

Basha në Durrës, jep 5 propozime të reja për pasojat e tërmetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Basha ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e qytetit të Durrësit, ku ka inspektuar disa biznese, pas tërmetit të 26 nëntorit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Basha shkruan se “tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, e kësisoj, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm”, thotë kreu demokrat.

Reagimi 

 

Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërprerja dhe reduktimi i aktivitetit ekonomik, dëmet në struktura, makineri dhe inventar, fatura financiare, pezullimi i punës nga një numër jo i vogël të punësuarish banesat e të cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë; këto janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sipërmarrja.

Ndërkohë duhen paguar taksa, tarifa dhe fatura, kontratat me palët e treta, jashtë dhe brenda vendit mbartin detyrime kohore dhe financiare, sikundër bizneset përballen me pagesat e kësteve të kredive bankare. Sipërmarrësit nuk kanë ndërprerë pagat për të goditurit nga tërmeti edhe kur këta të fundit nuk kanë mundur të vijnë në punë prej 10 ditësh, shumë prej sipërmarrësve po kontribuojnë për riparimin e dëmeve në banesat e punëtorëve të tyre si dhe po ndihmojnë me sa munden në forma dhe mënyra të tjera.

Njësitë e hoteleri-turizmit po përballen me rënie dramatike konsumi dhe i tremben rënies apo anulimit të prenotimeve.

Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm:

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.

Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve.



5 Comments

  1. I shoh këto pesë rekomandime të opozitës, për ta nxjerrlë Durrësin e zonat e tjera më të prekura nga tërmeti nga paraliza e jetës normale, si një zgjidhje emergjente e domosdoshme.
    Por problemi është se kush do ti detajojë , monitorojë e zbatojë këto veprime ?
    Nëse këto veprime do ti lihen ti zbatojë bashkia e Durrësit me këshillin e saj njëpartiak socialist, e me kryetar në hije të bashkisë Gjushin e famshëm, as të mos pritet që të zbatohen këto rekomandime edhe sikur mbretit Rama ti mbushet mendja se janë të drejta apo të luaj rolin e një kryeministri që dëgjon opozitën.
    Do të ishte cinike e jo realiste që ti thuhej opozitës që në situatën dramatike që solli tërmeti, që ti lerë mënjanë rekomandimet e ti kthehej protestave të fuqishme me kërkesën ultimative të largimit të Ramës, ama pasi të kalojë emergjenca e strehimit të njerëzve që kanë ngelur jashtë në fillim të dimrit, kërkesat e para të opozitës duhet ti drejtohen prokurorisë që të thërrasë me emra për hetime, cilindo që ka bërë abuzime me ndërtimet, përfshirë edhe zyrtarë të saj të mëparshëm.
    Vetëm pasi të fillojë ky proces i drejtësisë, e ka të drejtën e Zotit çdo shqiptar që ti bashkohet opozitës në mënyrë masive me demostrata të fuqishme për të rrëzuar tashmë këtë qeveri që tërmeti ja shkatëroi edhe ai plotësisht themelet.

  2. Na hengesh m… o njeri i paafte. Po ti vetem per te bere propozime je? Shko se po te pret Saliu te beni ndonje dore domino!

  3. Une propozoj qe te gjithe te prekurit nga termeti, qeverija ti coje te Hilton, Rogner dhe hotele te tjera me 4-5yje.
    Une propozoj qe sipermarresit e prekur nga termeti, te demshperblehen me nga 1000 000euro pare xhepi dhe te furnizohet me punetore qe ti paguaje qeverija.
    Kam edhe ca propozime te tjera po spo me vine ndermend tani…

  4. Unë propozoj që intlektualit të shquar, deputetit të PS Qefalia që ka ndërhyrë për të shkatëruar pallatin me 90 familje ku ai me ndërhyrje perfekte (prefekte siç e thotë ai) pati bërë modifikime për lokalin e tij privat në katin e parë, , ti jepet titulli “hero i popullit” për kujdesin e madh që ka treguar ai për mbrojtjen e jetës së shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *